Aktuale
Nesër rinisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe policia e Shtetit kanë bërë me dije se nesër do të nis faza tjetër e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas një njoftimit ë përbashkët të të dy këtyre institucioneve, bëhet me dijes se do të ketë një segment të bllokuar, por për këtë do të bëhen devijimet përkatëse.
Njoftimi i plotë
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tiranë – Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë të hënën në orën 06-00 të mëngjesit fazën e katërt të punimeve në segmentin Shkozet – Durrës në drejtimin Tiranë – Durrës.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 deri ne 22:00 te dites se hene date 25/06/2018.
2. Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne mbikalimin e Shkozetit ne drejtim te rruges se unazes shkozetit dhe te ndjekin Shkozet – Durres ( zona kenetes) ose unazen e Shkozetit.
3. Ky devijim do te vazhdoje deri deri ne oren 22:00 date 25/06/2018
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Shkozet – Durrës do të fillojë ndërhyrja në drejtimin Durrës – Tiranë për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë gjate dites se hene skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.
