Aktuale
Nesër mbyllet rruga Kaçanik – Hani i Elezit, shkaku i shembjes së mundshme të kodrës

Aksi rrugor Kaçanik – Hani i Elezi që nga nesër do të mbyllet për qarkullim, si pasojë e rrezikut nga shembja e një dheut të një kodre e cila ka filluar të plasaritet, raporton Ndërtimi.info.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu në një konferencë për media.
Ai, ka bërë të ditur sipas të dhënave në terren situata atje është serioze, derisa ka treguar masat që duhet të ndërmerren në atë rrugë.
“Situata është jashtëzakonisht serioze në atë pjesë. Plasaritja është zgjeruar për disa centimetra. I kemi rekomanduar ministrit që të ndërpritet qarkullimi në aksin rrugor Kaçanik – Hani i elezit. Nesër hynë në fuqi në ora 10:00. Masat që duhet të merren janë sinjalizimi, largimi i gabionëve të gurëve, shqyrtimet gjeomekanike, matjet e lëvizjes së tokës- që do të jenë për një javë rresht dhe do ta kemi një propozim që të dalim nga kjo gjendje”, tha ai.
Zëvendësministri theksoi se brenda 10 ditësh, kur do të dal raporti i ekspertëve, pritet të dhet saktë se çfarë duhet të veprohet, të ndërtohet një urë apo ta riasfaltohet rruga Kaçanik – Hani i Elezit.
E, të gjithë qytetarët që qarkullojnë me automjete në atë pjesë, do t’i kenë dy rrugë alternative.
“Ne si alternativë kemi parë që qytetarët të kalojnë në aksion rrugor Glloboqicë – Gorancë – Hani i Elezit, që është një rrugë prej 12 kilometra. Alternativë tjetër e kemi edhe pikë kalimin në Glloboqicë, ndërsa të gjithë kamionët duhet të kalojnë në këtë pikë”, deklaroi Kadriu.
Sipas Kadirut, vendimi i sotëm ka qenë i vështirë për arsye se do të ketë vështirësi në qarkullim, por ka shtuar se me anë të këtij vendimi ministria e Infrastrukturës për herë të parë merr masa preventive për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve./ Ndërtimi.info/
