Aktuale
Nënshkruhet vendimi për krijimin e Hartës Zonale në gjithë Kosovën

Sot u nënshkrua vendimin për krijimin e Hartës Zonale të Kosovës. Pas nënshkrimit, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitja tregoi se çka do të bëhet në vijim dhe përparësitë nga ky dokument.
“Harta Zonale e Kosovës është një nga dokumentet kryesore sa i përket planifikimit hapësinor në nivelin qendror me të cilin përcaktohen zonat në të cilin do të vendosen aktivitetet, veprimet dhe kushtet për zhvillimin e ardhshëm hapësinor për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Qëllimi i hartimit të Hartës Zonale të Republikës sonë është rritja e mirëqenies, rritja e cilësisë së jetës së qytetarëve tonë si dhe një zhvillim i ekuilibruar i të gjitha rajoneve dhe sektorëve zhvillimore hapësinorë”, tha Reshitaj.
Paralelisht me krijimin e Hartës Zonale të Republikës së Kosovës janë duke u krijuar edhe Hartat Zonale të Komunave për të cilat përgjegjës janë vetë komunat, por që monitorohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Aty u tregua edhe se si është gjendja me këtë proces, ku u bë e ditur sa komuna kanë nisur punën e sa po presin.
“Te Harta Zonale të Kosovës dhe komunës planet zhvillimore i kanë 31 komuna të përfunduar, 3 komuna janë proces dhe 3 nuk kanë filluar ende. Të Hartat Zonale në proces janë 22 komuna të gjitha janë kryesisht në fazë fillestare, 3 janë në fazë përgatitore dhe 13 nuk kanë filluar ende. Këto e kanë një kosto por në krahasim me atë që rregullon është shumë minimale. Edhe Komuna ka dokumente të planifikimit të mëhershme edhe në nivel nacional është plani zhvillimor aktiv. Qëllimi është me i kordinu edhe zonat e interesit nacional dhe zhvillimet në Kosovës në nivelin gjeneral definohen”, thotë zyrtari.
Ndër të tjera u bë e ditur se edhe komunat e Veriut janë të përfshira, të cilat po i kryen UN Habitat./ndertimi.info/
