Aktuale
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” [Video Live]

Është nënshkruar marrëveshja komerciale më e madhe që nga pasalufta, ajo e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, raporton Ndërtimi.info
Dita e sotme po quhet ditë e veçantë dhe historike nga përfaqësuesit e shtetit, meqë një marrëveshje e këtij lloji që u nënshkrua nga Qeveria e Kosovës dhe kompania “Contour Global” është investimi më i madh që nga paslufta.
Ceremonia nisi me fjalimin e nisi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se kjo është një ditë historike dhe e veçantë që nga paslufta. Madje ai tha se ndërtimi i këtij termocentrali do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës, do të sjellë edhe zhvillim ekonomik për vendin.
“Është një ditë e veçantë por lirisht mund të themi dhe një ditë historike sepse pas 16 vitesh. Marrëveshja zgjedh një problem qenësore për Kosovën dhe jo vetëm se zgjidh problemin e energjisë por i jep edhe zhvillim ekonomik Kosovës”, tha Thaçi.
Tutje i pari i shtetit tha se me këtë investim mbi 1 miliardë euro do të krijohen mbi 10 mijë vende të punës.
“Kjo marrëveshje është vazhdimësi e partneritetit strategjik me shtetin e Amerikës. Ky investim me vlerë 1 miliardë euro, do të krijohen mbi 10 mijë vende të reja të punës. Dhe këto suksese janë i punës dhe insistimit të institucioneve të vendit për zhvillimin e vendit”, theksoi Thaçi.
E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” është edh enjë siguri për investitorët e huaj. AI ka theksuar se Kosova ka një orientim euro atlantik perëndimor.
Ai para të pranishmëve është shprehur se do të ketë edhe marrëveshje tjera si kjo, ku gjithë këto sipas tij po tregojnë që Kosova është duke shkuar para.
“Kjo është ditë e veçantë për qytetarët e Kosovës dhe ky investim është më i madhi i investim i huaj që nga paslufta që është një sinjal për gjithë investitorët që Kosova është një ambient optimal për të investuar dhe energjia është një siguri për investitorët që mund të investojë në Kosovës”, tha Veseli.
Se ky është një investim i duhur për Kosovën e tha edhe i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj.
Ndërsa, kryeministri Haradinaj nuk është se ka folur shumë vetëm ka thënë se do të vazhdohet me punë.
Në ana tjetër, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka uruar të gjitha palët për këtë marrëveshje, dhe ka thënë se është një ditë shumë e mirë për sigurinë energjetike të Kosovës.
Ai ka përmendur edhe ish-kryeministrin Isa Mustafa dhe Blerand Stavilecin që kanë kontribuar në këtë marrëveshje.
Delawie u ka bërë thirrje të gjithë afaristëve të botës të provojë investimet në Kosovës, pasi është vend potencial për çfarëdo investime.
Ai ka siguruar zyrtarët shtetëror dhe qytetarët e Kosovës, që bashkëpunimin i SHBA-së me Kosovën do të vazhdojë.
