Featured
Nënshkruhet kontrata për rrugën Milloshevë-Mitrovicë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar sot kontratën për shërbimet e konsulencës për projektin e rrugës kryesore, M2 Milloshevë-Mitrovicë, shkruan Ndërtimi.info
Derisa ka njoftuar për nënshkrimin e kësaj kontrate, ministri Lekaj ka konsideruar se po shkohet çdo ditë e ma afër materializmit dhe operacionalizimit të këtij projekti me interes nacional
Lekaj ka uruar qytetarët e rajonit të Mitrovicës dhe rrethinës së saj për këtë projekt, të cilin e quajti me interes nacional.
“Sot nënshkrova kontratën për projektin e rrugës kryesore, M2 Milloshevë – Mitrovicë. Çdo ditë e ma afër materializmit dhe operacionalizimit të këtij projekti me interes nacional. Urime për qytetarët e rajonit të Mitrovicës dhe rrethinës se saj”, ka shkruara Lekaj në facebook.




