Aktuale
Nënshkruhen kontratat për zgjerimin e hyrjes në Prizren dhe rehabilitimin e rrugës Gjilan-Kllokot
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratat për zgjerimin e hyrjes së Prizrenit dhe rehabilitimin e rrugës Gjilan-Kllokot, të cilat kushtojnë 9 milionë euro, të financuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Këto janë dy projektet e para nga projekti “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, që në total kapë vleren prej 29 milionë eurove, me huamarrje nga BERZH.
Sipas njoftimit të MIT, Lekaj ka thënë se zgjerimi i kapaciteteve rrugore ndikon në zhvillim ekonomik dehe mirëqenien e qytetarëve.
“Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”
Prishtinë, 10 dhjetor 2019
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën ka nënshkruar kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Me nënshkrimin e këtyre kontratave, Lekaj theksoi se zgjerimi i kapaciteteve rrugore, ndikon në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Këto dy kontrata janë nënshkruar me punëkryesit e zgjedhur për zgjerimin e hyrjes së Prizrenit, me gjatësi 4 kilometra dhe rehabilitimin e rrugës Gjilan-Kllokot, me gjatësi 11 kilometra. Kosto e tyre është rreth 9 milionë euro. Ndërsa, në proces e sipër është zgjerimi i rrugës në hyrje të Gjilanit dhe Ferizajt.
Projekti “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës” në total ka një buxhet rreth 29 milionë euro, huamarrje nga BERZH”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.