Connect with us

Aktuale

Nënkalimet dhe mbikalimi që u ndërtuan në Prishtinë, rrallë kush po i përdor

Published

on

Mbikalimet e nënkalimet janë parë si zgjidhje e ngarkesës në komunikacion, por edhe sigurisë së këmbësorëve. Por, këta të fundit duket se po përtojnë t’i zbresin shkallët për të kaluar rrugën në mënyrë më të sigurt. Me gjithë investimet e mëdha që janë dashur për t’i ndërtuar, ato kanë mbetur të mbushura me mbeturina e të braktisura nga qytetarët, të cilët përsëri kalojnë rrugën edhe në pjesët ku nuk ka fare vendkalim për këmbësorë. E nuk janë të pakta rastet kur në afërsi të tyre ka pasur aksidente.


Komunikacioni i ngarkuar në kryeqytet nuk është problem vetëm për ngasësit e automjeteve, por edhe për këmbësorët. Për këta të fundit është menduar të bëhet zgjidhje, me ndërtimin e pesë nënkalimeve dhe një mbikalimi në pjesët qendrore të qytetit.

Prishtina ka gjithsej pesë nënkalime. Dy janë në lagjen Kalabria, një te objekti i KEDS’it, një në Bill Clinton, një te Shkolla Model dhe në një Bardhosh. Kurse është vetëm një mbikalim te Shkolla e Mesme e Mjekësisë, “Ali Sokoli”.

Mirëpo investimet për ndërtimin e tyre po del të kenë shkuar huq. Qytetarët po vazhdojnë të ecin në vendet e caktuara për vetura, ndonëse për këtë mund të gjobiten nga policia.

E nuk janë të pakta rastet kur në afërsi të nënkalimeve dhe mbikalimit kanë ndodhur edhe aksidente, madje edhe me fatalitet.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, Rajoni i Prishtinës, ka thënë për Express se gjatë vitit 2018 kanë ndodhur 21 aksidente në afërsi të nënkalimeve dhe mbikalimit në kryeqytet.

“Gjithsej në këto lokacione i kemi pasur 21 aksidente . Prej tyre aksidente të ndodhura në këto lokacione janë: Rruga e Zagrebit te shkolla ,,Modeli ” një aksident fatal , me lëndime tri aksidente; Rruga “Bill Clinton”, kanë ndodhur dhjetë aksidente me këmbësorë të lënduar; Magjistralja – Lagjja Kalabri, dy aksidente me këmbësor të lënduar. Magjistralja në Bardhosh, dy aksidente me këmbësor të lënduar. Rr. “Fehmi LLadrovci”, tri aksidente me këmbësorë të lënduar”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Policia bën të ditur se 29 këmbësorë janë gjobitur për kalim të rrugës në kundërshtim me rregullat e komunikacionit, e gjoba për këtë kundërvajtje është 20 euro.

Komuna e Prishtinës ka thënë se qytetarët janë të obliguar t’i përdorin këto nënkalime dhe mbikalimin e ndërtuar për ta, por nuk ka ndonjë mekanizëm i cili mund t’i detyrojë ata që t’i përdorin.

“Nënkalimet dhe mbikalimi janë ndërtuar për lëvizje më të sigurt të këmbësorëve dhe janë të obliguar të përdorin këto hapësira për sigurinë e tyre. Komuna nuk ka mekanizma të detyrojë kembësorët që të kalojnë përmes nënkalimeve në mënyrë që rruga të kalohet në mënyrën më të sigurt, janë vendosur edhe pengesa fizike (rrethoja) si masë parandaluese për kalimin e rrugës në mënyrë joligjore dhe jo te sigurt”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Ndërkaq nga komuna thonë se nuk dihet sa ka kushtuar ndërtimi i këtyre nënkalimeve, sepse ato janë ndërtuar bashkë me projektet e rrugës.

“Nënkalimet janë ndërtuar së bashku me projektet e rrugës kështu që nuk kemi kosto të veçantë për të ditur shumën e mjeteve për secilin”, thekson Zyra për Informim në Komunën e Prishtinës.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending