Aktuale
Nekrologji për redaktorin e “Harvard Design Magazine”, William S. Saunders

Puna në “Harvard Design Magazine” si redaktor, do të mbetet kontributi më i madh i autorit të famshëm amerikan, William S. Saunders i cili ndërroi jetë dje në moshën 72 vjeçare.
Saunders ishte edukator, redaktor dhe autor që la pas vetes la një numër të madh veprash kushtuar arkitekturës. Ai kontribuoi rregullisht në revistën “Architectural Record” e më pas ishte edhe redaktor i revistës “Landscape Architecture Magazine” pas largimit nga “Harvard Design Magazine” në vitin 2012.
William S. Saunders ofroi shërbimet e tij të konsulencës për firma të ndryshme të dizajnit. Në librat dhe botimet e tij, ai ishte një komentues i kujdesshëm i arkitekturës dhe i peisazhit të arkitekturës, veçanërisht pas zhvillimit të tij, prej vitit 1990 deri në 2000, shkruan Arch Paper, transmeton Ndërtimi.info.
Saunders pati një eksperiencë të gjatë në Harvard, ku kreu studimet e post-doktoratës në Shkollën e Lartë të Edukimit në Harvard gjatë vitit 1980, ku mësoi deri në vitin 1982.
Saunders mbajti ligjërata të ndryshme të komunikimit dhe këshillimit në Shkollën e Diplomuar të Dizajnit (GSD) deri në pensionimin e tij në vitin 2012.
Në vitin 1997, ai u bashkua me “Harvard Design Magazine” konkretisht me Nancy Levinson, në një shqyrtim dyvjeçar dhe kritik për çështjet urbane dhe të peizazhit. Teoria synonte të ndihmonte të diplomuarit e shkollave të dizajnit të qëndronin “në dijeni”. Ky bashkëpunim rezultoi tejet frytdhënës për qindra dashamirë të arkitekturës.
