Aktuale
Nekrologji për profesorin e arkitekturës, David Dunster

Arkitekti David Dunster ishte inspirim për shumë gjenerata të reja. Ai ishte mësues i arkitekturës që kishte përcjellur studentë të suksesshëm, të tillë si Sir David Chipperfield, Allford Hall Monaghan Morris, Farshid Moussavi, e shumë të tjerë.
Dunster ndërroi jetë në Londër më 11 janar të vitit të kaluar, në moshën 73 vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër.
Ai lindi në Strood të Anglisë. Babai i tij ishte një marangoz ndërkohë që nëna konduktere e autobusit. Davidi ndoqi mësimet në shkollës “Gillingham”, pastaj në vitin 1963 shkoi në Shkollën e Arkitekturës “Bartlett” e cila ishte pjesë e Universitetit të Londrës. Në këtë shkollë ai diplomioi në vitin 1968.
Në fillim të vitit 1970 ai punoi për arkitektët e “Dex Harrison Pollard” për projekte të shumta përfshirë strehimin në Basildon New Town dhe mësoi me gjysmë-orari në Shkollën e Artit “Canterbury” dhe në Shkollën e Artit “Kingston”. Ai u bë një pedagog i lartë i arkitekturës, në Kingston, në vitin 1978. Në vitin 1983 u transferua në shkollën “Bartlett” , ku gjithashtu ushtroi profesionin e profesorit të arkitekturës.
Davidi ishte një kritik akut dhe një pedagog i mirë, por kontributin më të madh e dha në projektimet në studio. Nëpërmjet projetkeve të tij ai i ftonte studentët të mendojnë më gjerësisht për pasojat e punës së tyre.
Ai u largua nga tradicionalizmi. Kur u citua në Daily Mail duke e përshkruar filmin e vitit 1988 të Princ Charles, “Vision Britain”, si një nivel që do ta priste nga një student jo shumë i mirë, i vitit të dytë, ai ngjalli shumë urrejtje.
Megjithatë, ai vlerësoi përmbajtjen intelektuale si në postmodernizmin ashtu edhe në modernizmin.
David u pensionua në vitin 2010. Ai ndonjëherë konsiderohej i bezdisshëm, por vlerësohej si person buajr dhe mikpritës.
Shëndeti i tij u përkeqësua pas transplantit të mëlcisë, në vitin 1998, por pak para Krishtlindjeve ai u sëmur shumë dhe për herë të fundit.
Arkitekti i njohur la pas gruan e tij Charlotte Myhrum, me të cilën u martua në vitin 1991, dhe djalin e tyre, Arthur./Ndërtimi.info/
