Featured
Në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit po punohet me dy ndërrime, hapet gjatë muajit
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se u ka kërkuar minsitrave që të angazhohen për të kryer të gjitha obligimet institucionale drejt realizimit të Zonës Ekonomike Amerikane.
“Krijimi i kësaj hapësire ekonomike është hap tejet i rëndësishëm që do të hap vende të reja të punës, zhvillim ekonomik dhe që do ta përforcojë lidhjen tonë me ShBA-të”, ka thënë Haradinaj.
Ai gjithashtu tha se ka kërkuar nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, që të angazhohet drejt lirimit të segmentit Kaçanik – Hani i Elezit.
“U njoftova nga ministri Lekaj, që për të evituar dheun e rrëshqitur në këtë rrugë tashmë po punohet me dy ndërrime dhe se rruga për banorët dhe bizneset do të hapet gjatë këtij muaji”, ka thënë Haradinaj.




