Featured
Në përmbyllje të fushatës premtohet ndërtimi i çerdheve e sallave të sportit në Gjilan
Nisma për Kosovën ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Gjilan. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se pas një aktiviteti mujor anë e kënd Kosovës janë në ditën e fundit të fushatës, dy ditë para vendimit që duhet të marrin qytetarët e Kosovës.
Kandidati i Nismës për kryetar të Gjilanit, Bajram Hasani, tha se gjatë fushatës kanë vizituar çdo lagje dhe çdo fshat, gjatë kësaj kohe kemi parë shumë probleme që i kanë qytetarët e Gjilanit, por kanë parë edhe përkrahjen e qytetarëve për Nismën.
Hasani premtoi se do të ketë çerdhe të mjaftueshme, sportistët do të krenohen me sallat dhe stadiumet.
“Gjatë mandatit do t’i përmbushim të gjitha ato premtime që i kemi bërë. Ne nuk kemi bërë premtime por kemi bërë zotime”, tha Hasani.
Sipas tij vetëm këta muaj në krye të Ministrisë kanë dëshmuar se do t’i fuqizojnë prodhimet vendore, dhe e kanë dëshmuar se do të punësojnë njerëz.