Featured
Në mes Drenasit e Skenderajit do të ndërtohet kolektori i ujërave të zeza

Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Rasim Demiri, sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën e Drenasit dhe të Skenderajt nga programi për zhvillim rajonal për projekte të investimeve kapitale.
Në kuadër të kësaj marrëveshje, siç njofton komunikata, do të ndërtohet kolektori kryesor i ujërave të zeza në mes të komunës së Drenasit dhe të Skenderajt, konkretisht nga Polaci deri në Drenas si dhe ndërtimi i infrastrukturës të parkut për sport dhe rekreacion në Prekaz.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari, kanë falënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe janë zotuar se do t’i realizojnë projektet me përkushtimin dhe qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Lladrovci dhe Jashari kanë vlerësuar se me këtë projekt do të ruajnë pronat në këtë aks si dhe ambientin, duke ndikuar në cilësinë e jetës së qytetarëve.
