Aktuale
Në më shumë se gjashtë shkolla në Pejë nuk mbahet mësimi, shkak dëmet nga era
Komuna e Pejës ka mbajtuar mbledhjen emergjente të bordit të drejtorëve, në të cilën e u paraqiten raportet në lidhje me dëmet e shkaktuara pas erërave të forta në dy netët e fundit.
Përveç dëmeve në qendrat mjekësore, objektet bujqësore, gjendjen e rrugëve, dëmet në prona private, në zyrat administrative, objektet sportive dhe kulturore etj., dëme ka pasur edhe në disa shkolla në të cilat nuk do të mbahet mësim.
“U konstatua se janë shkaktuar dëme të mëdha në disa objekte shkollore, prandaj në ato shkolla mësimi nuk do të mbahet, ndërsa në shkollat tjera inkurajohen, që të vendosin së bashku, drejtorët me këshillin prindëror të shkollës, nëse ka kushte për mbajtjen e mësimit. Shtabi kërkon, që shkollat të marrin vendime duke vendosur në prioritet sigurinë e nxënësve”, thuhet në njoftimin e Komunës.
E Engelbert Zefaj zëdhënës i shtabit emergjent për Ndërtimi.info, ka thënë se janë së paku 6 shkolla të cilat janë dëmtuar aq shumë, sa që në to është dashur të pezullhet mësimi.
Komuna e Pejës kërkon nga ata qytetarë të cilët kanë pësuar dëme t’i fotografojnë, ta përshkrujanë dëmin dhe t’i dërgojnë në drejtorinë e emergjencës, për shqyrtimin e lëndës.
Ata kanë njoftuar dëmet e mëdha nuk mund t’i mbulojë komuna për shkak të kapaciteteve të kufizuara financiare, prandaj do të kërkohet ndihmë edhe nga niveli qëndror.
“Bazuar në dëmet e raportuara deri më tani, duket se dëmet janë të mëdha. Meqenëse komuna i ka kapacitetet e kufizuara financiare, në ditët në vijim do t’i drejtohemi edhe nivelit qendror për të kërkuar ndihmë, që të riparohen dëmet e shkaktuara”, thuhet në njoftim.