Aktuale
Në Kuvend kërkohet llogari për 63 milionëshin e “Bechtel&Enka”s

Derisa sot pritet që të bëhet e ditur se çka do të ndodhë me 63 milionëshin që po kërkon “Bechtel&Enka” nga Qeveria, për këtë çështje po kërkohet llogari edhe nga Ministri i Financave në atë kohë, Avdullah Hoti. Këtij të fundit deputeti i Kuvendit të Kosovës që vie nga radhët e Nisma për Kosovës, Milaim Zeka i ka kërkuar që të shpjegoj se kush ka qenë shkaktari për mospagesë në kohën e caktuar.
Zeka kërkon ta dijë se cila do të ishte arsyeja që për faturat e qeverisjes së kaluar të paguaj ajo aktuale, përcjellë Ndërtimi.info
“Kush është shakatar që nuk iu janë pagabuar në afat të caktuar “Bechtel&Enka”s. Dhe për çfarë arsye faturën e qeverisë së kaluar duhet të paguaj qeveria aktuale. Edhe për këtë duhet me dhënë sqarim Avdullah Hoti”, ka kërkuar Zeka.
Një përgjigje nga Hoti nuk mungoi. Në replikë Hoti ka deklaruar se në nënshkrimin e kësaj kontrate është futur edhe një nen i cili thotë se nëse Qeveria e Kosovës nuk i përmbush kushtet e kontratës, zgjatet kontrate dhe për çdo muaj të zgjatjes së kontratës është penallti prej 1 milion euro. Por që nënshkrimi i një ankes kontrate me x milionë euro është çështje e vetë ministri aktual të Infrastrukturës.
“Ju e dini që kontrata për “Bechtel&Enka”n është nënshkruar në korrik 2014-të, është nënshkruar pa pas buxhet në nevojshëm për të realizuar atë kontratë. Dhe si rezultat ata që kanë nënshkruar atëherë e kanë futur një nen të kontratës që thotë nëse Qeveria e Kosovës nuk i përmbush kushtet e kësaj kontrate, zgjatet kontrata çdo muaj zgjatje kontrate është penallti prej rreth 1 milion euro. Nëse ministri aktual i Infrastrukturës ka nënshkruar një aneks kontratë me X milionë euro është çështje e tij por janë specifikuar edhe penalltitë eventuale që dalin nga kjo kontratë. Pse? Sepse kontrata është nënshkruar duke mos u reflektuar plotësisht në buxhet. Dhe ata që e kanë nënshkruar kanë qenë të vetëdijshëm që nuk mund ta realizojnë prandaj kanë futur nene që Qeveria e Kosovës të paguaj penallti”, tha Hoti.
