Featured
Në këto raste të rindërtimit të objekteve nuk keni nevojë të merrni leje [dokument]
Janë disa raste specifike për të cilat pasi të keni marrë një herë leje për ndërtim nuk keni nevojë të merrni leje të re për rindërtim. Kjo ndodhë në raste të veçanta si shkatërrimi i objekteve ndërtimore për shkak të fatkeqësive natyrore ose të luftës.
Në këto raste objektet e shkatërruara mund të rindërtohen pa leje të re ndërtimi, sipas lejes së mëparshme të ndërtimit. Por, edhe përkundër kësaj komuna sërish do të jetë e angazhuar që t’i përcjell punimet gjatë zhvillimeve të tyre.
Ndër të tjera Komuna, është e obliguar të organizojë ndihmën profesionale dhe mbikëqyrjen e finalizimit të punimeve të ndërtimit, komfor dokumentacionit të paraqitur për lejen e parë të ndërtimit, shkruan Ndertimi.info.
Nëse ky dokumentacion nuk ekziston më, rindërtimi duhet të përputhet me kërkesat themelore të parashikuara, sipas këtij Ligji.
Duke i kushtuar një rëndësi të madhe këtyre faktorëve:
– Qëndrueshmëria e objektit
– Siguria nga zjarri
– Kërkesa lidhur me shëndetin dhe mjedisin
– Lidhja me infrastrukturën publike
You must be logged in to post a comment Login