Aktuale
Në këto raste objektet në Kosovë do të përfshihen në listën e rrënimit [dokument]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/04/rrenimi.jpg)
Zyrtarisht ka filluar trajtimi i ndërtimeve pa leje në gjithë territorin e Kosovës, përmes pesë udhëzimeve administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.
Ndër këto pesë udhëzimeve administrative është edhe ai për procedurat dhe kërkesat për rrënim të ndërtimeve pa leje.
Ky udhëzim administrativ përcakton procedurat dhe kërkesat për rrënimin e ndërtimeve pa leje të kategorisë I, II, dhe III, të përfunduara ose substancialisht të përfunduara, të papërfunduara si dhe ndërhyrjet pa leje në ndërtimet pa leje.
Këtë udhëzim administrativ janë të obliguar ta zbatojnë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komunat dhe pronarët ose investitorët e ndërtimeve pa leje të të gjitha kategorive.
Sipas këtij udhëzimi administrativ objektet do të përfshihen në listën e rrënimit në disa raste.
“Nuk është dorëzuar aplikacioni për certifikatë të legalizimit ose aplikacioni për leje të legalizimit për përfundim të ndërtimit, përveç ndërtimeve pa leje të përfshira në listën e pritjes në pajtim me nenin 11 të ligjit. Është konstatuar nga Organi Kompetent se aplikacioni për certifikatë të legalizimit ose aplikacioni për leje të legalizimit për përfundim të ndërtimit nuk I plotëson kërkesat për legalizim në pajtim me nenin 11 dhe 18 të Ligjit”, thuhet në këtë udhëzim.
Gjithashtu sipas këtij udhëzimi, mund të merret edhe vendimi për revokim të lejes së legalizimit për përfundim të ndërtimit dhe përfshirja në listën e rrënimit.
“Ky vendin lëshohet duke u bazua në konstatimin nga Organi Kompetent se punimet për përfundimin e ndërtimit pa leje të papërfunduar nuk janë zhvilluar sipas lejes së legalizimit për përfundimin e ndërtimit, në pajtim me nenin 11, 15 dhe 17 të Ligjit”, përcaktohet në udhëzim.
Sipas këtij udhëzimi administrativ, pronari apo investitori është i obliguar që të bëj rrënimin e objektit brenda afatit në vendimin e lëshuar nga organi kompetent, ndërsa rrënimi i objektit nga ana e organit kompetent bëhet brenda gjashtë muajve nga dita e njoftimit të pronarit apo investitorit./Ndërtimi.info/
[pdf-embedder url=”https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/ua-nr-4-4297-19.pdf” title=”ua nr 4-4297 19″]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)