Aktuale
Në Haxhaj të Gjilanit inaugurohet shkolla e re, me kosto prej 600 mijë euro
Nxënësit e fshatrave Haxhaj, Selishtë e Demiraj, më nuk do të mësojnë në bodrumin e xhamisë, pasi sot është përuruar objekti i ri i shkollës fillore në fshatin Haxhaj të Gjilanit, i cili është ndërtuar me buxhetin komunal dhe me kosto prej 600 mijë euro, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Haziri, pasi ka uruar nxënësit e mësimdhënësit për hyrjen në objekt të ri, ka falënderuar kryetarin e KBI-së, Naim Aliu, i cili nuk ka hezituar që ta lëshojë një pjesë të xhamisë për edukimin e nxënësve, në mungesë të objektit të tyre.
“Jam i lumtur që sot po e inaugurojmë objektin e ri të shkollës në Haxhaj, e cila ka qenë jetike për nxënësit e fshatrave Haxhaj, Demiraj e Selishtë. Në mesin e qindra projekteve që kemi realizuar në Grykën e Karadakut, për mua më i rëndësishmi është ky i shkollës. Urime nxënësve dhe mësimdhënësve. E gëzofshi”, ka thënë Haziri.
Aliu, ka deklaruar se ky institucion çdo herë ka qenë i angazhuar për të mirën e qytetarëve.
“Të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës kanë qenë në funksion të institucioneve të Kosovës dhe jam shumë i kënaqur që xhamia në Haxhaj i ka ndihmuar nxënësve të këtyre lokaliteteve që të mos e humbin asnjë ditë mësimin”, ka thënë Aliu.
Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, e falënderoi kryetarin Haziri që arsimin e ka vënë si prioritet të parë të qeverisjes dhe kontributin permanent për të krijuar kushte më të mira për nxënësit.
Drejtori i shkollës në Haxhaj, Rrahman Agushi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen që dha në përfundimin e këtij projekti, duke thënë se kjo shkollë e ka munguar kësaj treve që një kohë të gjatë.
Kryetari i Këshillit të fshatit Haxhaj, Metush Dauti, ka thënë se kjo është ditë historike për ta, pasi me dekada e kanë pritur këtë objekt.
-
Infrastrukturë2 days ago
“Pse duhet medoemos me u realizue ndertimi i nënkalimit n’rrugën Agim Ramadani?”
-
Aktuale2 days ago
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor
-
Infrastrukturë2 days ago
Nis rehabilitimi i shtresave asfaltike ne aksin Tirane-Durres
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për 250,000 punëtorë shtesë ndërtimi deri në vitin 2028
-
Aktuale3 days ago
“Reagim ndaj shkrimeve të pasakta dhe tendecioze rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”
-
Infrastrukturë3 days ago
ATK fton ndërtuesit të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre
-
Aktuale3 days ago
Çmimi i arit arrin ne nivelin me te larte të të gjitha kohërave
-
Aktuale1 day ago
Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës