Featured
Në Graçanicë nis ndërtimi i gjashtë objekteve banesore për rastet sociale

Komuna e Graçanicës bashkë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal do të ndërtojnë gjashtë objekte banimi për raste sociale.
Para disa ditësh është vënë edhe guri themeltar nga ministri i MAPL-së, Ivan Todosijeviq dhe kryetari i Komunës së Graçanicës, Sergjan Popoviq ku parashihet që secili objekt të ketë nga katër njësi banimi, gjithsej 24 banesa, shkruan sot “Koha Ditore”.
Projekti që financohet nga MALP-ja e Komuna janë të dedikuara për personat me gjendje të rëndë sociale dhe çiftet e reja të martuara.
“Me këtë rast, Popoviq, ka thënë se për çdo kryetar është një kënaqësi e veçantë kur mund ta vendosin gurin e themelit. Sipas tij, ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Komunën e Graçanicës, sepse tregon se pushteti lokal kujdeset për ata më të rrezikuarit”, thuhet në një njoftim të Komunës së Graçanicës.
