Aktuale
Në Gjakovë rrugët me kalldrëm po zëvendësohen me asfalt
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/07/gjakove-1.jpg)
Banorët e Komunës së Gjakovës janë ankuar që rrugët me kalldrëm në qyetetin e tyre janë duke u tkurrur dita e ditës e të njëjtat po zëvendësohen me asfalt.
Faqja Trashëgimia Kulturore në Komunën e Gjakovës ka treguar që në rrugën “Sefedin Xërxa”, që e lidhë pjesën e vjetër të qytetit me pjesën e re janë larguar kubëzat e vjetra, që kanë qenë të shtruara dhe janë zëvendësuara më asfalt. Kjo pjesë cilësohet si zemra e qytetit të Gjakovës.
“Ikën kubzat…erdh asfalti !
Pse duhet të atakohen pjesët më vitale të Trashëgimisë Kulturore?
Një nga pjesët më kryesore të Trashëgimisë Kulturore të qytetit tonë, përkatësisht bërthamës së qytetit, dita e ditës po i t’kurrën rrugët më kalldrëm, kjo ndodhi jo më larg se javën që lamë pas, ku njëra nga rrugicat që ndërlidhë pjesën e vjetër më pjesën e re të qytetit, në segmentin e fundit të saj i janë hequr kubzat dhe është zëvendesuar me asfalt.
Çarshia e Madhe ( Vjetër) cilësohet si njër ndër çarshitë më të gjata në Ballkan”, thuhet në faqen e Trashëgimisë Kulturore në Gjakovë.
Çarshia e Madhe përmban 525 objekte të rëndësishme. Njihet si çarshia më e madhe në Evropën Juglindore. Ka kryer funksionin e zejtarisë, tregtisë dhe administratës qendrore të asaj kohe. Sot është kompleks kulturo-historik, turistik, zejtar dhe tregtar. Të gjitha ngjarjet që lidhen me qytetin e Gjakovës lidhjen e kanë me zhvillimin e Çarshisë së Madhe. Karakteristikë arkitektonike është ndërtimi i saj, stili i ndërtimit është tradicional, me material vendas: gurë, dru, qerpiçë, qeramidhe e vjetër, plumb etj.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)