Aktuale
Ndryshon kahe hetimi mbi kontestin pronësor për banesën ku mbeti i plagosur një polic

Për një banesë në qendër të Drenasit, e cila është pronë e komunës, u shkrepën plumba e u derdh gjaku.
Por tash e 3 vjet, 52 metra katrorë të kësaj ndërtese kanë mbetur të pashfrytëzuara, raporton KTV.
Derisa gjësendet e ish-instruktorit të Njësisë speciale, Fadil Shishani, i cili kishte jetuar 16 vjet aty bashkë me familje, kanë mbetur jashtë banesës.
Me urdhër të Gjykatës së Drenasit, ai ishte rrethuar nga policia të cilët i kërkuan që ta lironte banesën.
Duke refuzuar ta bënte një gjë të tillë, ai kishte shkrepur 8 plumba me armë zjarri nga arma të cilën e mbante pa leje.
Tani Prokuroria po dyshon se gjuajtja e policisë në këtë familje, në një aksion për ta ekzekutuar vendimin e gjykatës, ishte i bazuar në një dokument të falsifikuar.
Sherri kishte nisur kur Zejnepe Buzhala e cila të njëjtën banesë e kishte marrë në shfrytëzim nga komuna në vitin 1994, pas luftës u kthye nga perëndimi dhe tentoi të hynte në banesën ku kishte jetuar.
Meqë në të po jetonte Fadil Shishani, ajo ngriti padi për uzurpim.
Gjykata vendosi në favor të Zejnepe Buzhalës dhe familjen Shishani e largoi nga aty nëpërmjet aksioni, ku mbeti i plagosur Shishani.
Shishani thotë se edhe ai kishte vendim të komunës për shfrytëzim të banesës deri në vitin 2019.
Por, Prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë kundër Zejnepe Buzhalës nën dyshimin se e njëjta kishte falsifikuar dokumentin që ia linte të njëjtën banesë në shfrytëzim të përhershëm.
Për këtë rast të hënën në Gjykatën Themelore të Prishtinës dega në Lipjan u mbajt seancë, me ç’rast prokurori bazuar në provat e Agjencisë së Forenzikës deklaroi se Zejnepja dyshohet se kishte falsifikuar këtë vendim.
Dekl: Blerim Igrishta – Prokuror i shtetit
Lidhur me rastin mbrojtja e Zejnepe Buzhalës, e cila tani jeton në Angli ka paraqitur para gjykatësit të lëndës prova të cilat e dëshmojnë të kundërtën duke kërkuar kështu që aktakuza të hidhet poshtë për shkak se sipas tyre, është e pabazuar.
Dekl: Brahim Dobruna – Avokat i Zejnepe Buzhalës
Ndërkaq Fadil Shishani akuzoi shtetin se tentoi ta vriste atë me dokument të falsifikuar.
Pavarësisht rrjedhës së ngjarjes, ai thotë se ia lë në dorë drejtësisë së Kosovës vendimin për fatin e tij.
https://video.gjirafa.com/koha?video=ndryshon-kahe-hetimi-mbi-kontestin-pronesor-per-banesen-ku-mbeti-i-plagosur-nje-polic
