Aktuale
Ndriçimi i lumenjve do ta transformojë Londrën në një qytet impresionues
Artisti amerikan Leo Villareal së bashku me firmën arkitekturore me bazë në Londër, Lifschutz Davidson Sandilands janë përzgjedhur për për të projektuar instalimin e ndriçimit përgjatë 15 urave ekzistuese të Londrës.
Dizajnerët janë përzgjedhur nga Komisioni Publik i Artit, në kuadër të fondacionit “Illuminated River”, transmeton Ndërtimi.info.

Instalimi është në fazën fillestare, edhe pse projekti u paralajmërua para gati dy vitesh.
Projekti në tërësi synohet të përfundojë në vitin 2022 dhe është një vepër arti e bashkuar përgjatë lumit që rrjedh nga Ura e Albertit në perëndim të Londrës deri në Tower Bridge në qendër të qytetit.

Skema e tyre është e tërheqëse, ambicioze dhe e realizueshme, por gjithmonë e kujdesshme ndaj mjedisit, niveleve të ndriçimit dhe ruajtjes së energjisë.
Juria është e bindur se ekipi fitues do të transformojë qendrën e Londrës, në një vend edhe më mahnitës.
Artisti amerikan, Leo Villareal, fitoi një reputacion ndërkombëtar për instalimet e tij, veçanërisht ndriçimin e tij në Urën e San Franciskos-Oakland Bay në vitin 2013.
Instalimet e tij përdorin kodet që kontrollojnë intensitetin dhe frekuencën e dritave, duke krijuar një lëvizje dinamike.
Leo Villareal dhe Lifschutz Davidson Sandilands u përzgjodhën nga konkursi i Dizajnit Ndërkombëtar për ndricimin e lumit./Ndërtimi.info/






