Aktuale
Ndezja e ekskavatorëve në Shipitullë: Pasnesër kthehet në prodhim ‘Kosova B’
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/eska.jpg)
KEK ka njoftuar se ka nisur punën për ta larguar pjesën e parë të djerrinës që ta nxjerr thëngjillin.
Por KEK-u në një komunikatë thotë se varësisht nga kushtet klimatike, në muajit e ardhshëm shpreson të krijojë rezerva të thëngjillit.
Ky është njoftimi i plotë i KEK-ut:
Pas finalizimit të marrëveshjes për zhvendosje të banorëve të lagjes Mirena nga fshati Shipitullë, Korporata Energjetike e Kosovës ka kënaqësinë të ju njoftoj se në afat rekord është duke ndërmarr hapa qe te rikthen në funksion të gjitha kapacitetet e saj prodhuese.
Menjëherë sot kur janë arrit marrëveshjet dhe banorët kanë pranuar të largohen nga shtëpitë e tyre, Korporata ka lëshuar në punë edhe makinerinë e rendë punuese (Ekskavatorët) për të larguar pjesën e para të djerrinës dhe në një afat rekord varësisht prej kushteve klimatike, do të krijohen kushte të mjaftueshme që muajit e ardhshëm, të krijohen rezerva të thëngjillit.
Falë kësaj dinamike të punës dhe maksimal të gjithë punëtorëve të Korporata Energjetike e Kosovës, me datën 28.12.2017 do të rikthehet në prodhim edhe një bllok tjetër i Termocentralit “Kosova B”.
Ky bllok do të prodhojë 260 MW dhe do të arrijë prodhimi vendor në 650 MGW dhe do të ulë në minimum nevojën për importin e detyruar të energjisë elektrike i cili është duke u bërë tash e disa ditë si pasojë e vonesave me shpronësime në Hade e Shipitullë.
Kurse me avancimin e punës në heqjen e dheut, shumë shpejt Korporata do të kthej në prodhim edhe bllokun tjetër të “Kosovës A” i cili ka kapacitete prodhuese prej 130 MW, dhe kështu të arrijë në maksimum prodhimi vendor prej 780 MW energji elektrike.
Me këtë dinamikë të punës dhe këtë përkushtim të të gjithë punëtorëve të Korporatës do të përmbyllët historia e krizës energjetike e imponuar nga faktorët e jashtë ndikimit te KEK-ut, pra nga zvarritjet e procesit të shpronësimeve.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)