Aktuale
“Ndërtuesit të jetojnë në ndërtimet e tyre që ta dëshmojnë sigurinë”

Sigurinë që duhet të ofrojnë objekte banesore apo shtëpitë individuale, duke u bazuar edhe në shembuj konkret, e shpjeguan arkitektënga shtete të ndryshme, në ligjërimin e tyre në kuadër të Festivalit të Arkitekturës, që filloi sot, shkruan Ndërtimi.info.
Arkitekti, Ibai Rigby solli shembuj të ndryshëm të hapësirave publike në Zvicër dhe mënyrat se si një hapësirë nuk është mirë të ndërtohet: e hapur dhe e pa-mbuluar, pasi kjo paraqet problem në shfrytëzimin e tyre gjate motit shumë të nxehtë dhe shumë të ftohtë.
Deria, theksoi se Kosova është shembull ndërtimin e shtëpive, ai tregoi se është mirë të ndërtohet një e tillë.
“Kosova është një shembull i ndërtimit të ndërtesave individuale. Është më e lehtë të ndertoshë një shtëpi ngadalë, sesa t’i paguash para bankës. Është më e lehtë të rrënosh një shtëpi të vogël sesa një bllok ndërtesash. Është më e lehtë të blini një tokë dhe ndërtoni një shtëpi të vogël sesa të investoni te gjitha paratë në apartament” ka thënë Ibai Rigby gjatë ligjëratës.
Përgjatë ligjërimit ai ka folur edhe për mënyrat e transportimit, një nga to edhe dronët, të cilët shihen si teknologjia e re qe i duhet fushës së ndërtimit.
Ligjërimin e vazhdoi Agustin Casalia, duke folur për shtrirjen paralele e cila ishte temë e ligjëratës. Kunik shpjegoi kuptimin e “shtrirjes paralele” siç ai e kupton dhe mendon se është e drejtë.
“Unë mendoj se hapësirave periferike nuk duhet të iu referohemi si post-urbane” ka thënë Kunik.
Ndërsa Charlotte Malterre-Barthes shfaqi disa shembuj të hapësirave të ashtuquajtura informale sepse të gjitha ndërtimet janë ngritur pa leje, dhe më pasi janë shndërruar në hapësira të urbanizuara.
“Ekziston një “traditë” e ndërtimit të shtëpive dhe hapësirave urbane, një shembull i tillë është ndërtimi i shtëpive me opsion për tu rritur duke shtuar kate më lartë ‘kur të martojë djalin’. Një shembull tjetër janë shtëpitë e gjata me pesë kat, në rastet kur pronari ka katër djem” ka shpjeguar Barthes.
Më pas Barthes ka shpjeguar se për ata të cilët zgjedhin të ndërtojnë blloqe banimi për të shitur apartamentet, duhet patjetër të vendosen në një nga apartamentet e atij blloku për të siguruar të tjerët që blloku është i sigurt për banim./Ndërtimi.info/
