Aktuale
Ndërtuesit në hall për punëtorë të kualifikuar

Vetëm një ditë pas përfundimit të Konferencës së parë të Ndërtimit në Kosovë, Oda Ekonomike e Kosovës ka prezantuar raportin e tyre mbi Barrierat dhe Mundësitë e sektorit të Ndërtimtarisë për tremujorin e fundit të vitit 2017.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se problemi kryesor i ndërmarrjeve në sektorin e ndërtimtarisë është fuqia punëtore e kualifikuar, e përcjellur nga problemet tjera sikur pranimi teknik.
“Pjesa dërmuese e këtij sektori është mungesa e stafit të kualifikuar, konsumatorët nuk paguajnë me kohë, kostoja e punës, mungesa e porosive. Një dukuri e cila vështirëson qasjen në financa është mospranimi teknik i objekteve dhe pjesa dërmuese janë me financime vetanake”, ka thënë Gërxhaliu.
https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/359900251191981/
E hulumtuesja në këtë raport, Olivera Ceni tha se ka përformancë të mirë të aktivitetit ekonomik tek kompanitë e ndërtimit, dhe nga 30 kompani të këtij sektori, sa janë intervistuar nga hulumtuesit, 52% e tyre presin rritje të numrit të punëtorëve.
Në anën tjetër, Valon Vataj, pronar i kompanisë “KAWA Group” dhe Medias Ndërtimi, bëri të ditur se duhet të ketë vëmendje tek siguria e punëtorëve e cila është e brishtë. Ai, gjithshtu, ka thënë se duhet të ketë mbikëqyrje të rregulltë gjatë ndërtimit të një objekti.
“Edhe mungesa e mbikëqyrjes gjatë ekzekutimit të punës dhe kjo është njëra prej problemeve se Ligji e parasheh shumë mirë, pranimi teknik në fund mbetët si formalitet. Duhet pas parasysh mbiqkyrjen gjatë ekzekutimit për mos tejkalimin e projektit për të cilin është marrë leja. Në fund kemi një procedurë të shkrutër që për një afat të shkrutër mund të përfundohet. Mirëpo është mungesa stafit kualitativ”, tha Vataj.
Vataj ka lajmëruar se për një periudhë të shkurtër pritet të dalin me rekomandimet dhe buletinin e Konferencës së Ndërtimit, ku do të specifikohen kërkesat dhe propozimet.
