Ndërtim
Ndërtimtaria një nga profesionet më të vështira në botë

Ju ndodh shpesh që të mendoni se ju e urreni punën tuaj, por ka punë shumë më keq, se ajo që ju mund të bëni realisht.
Vetëm imagjinoni të gjithë ata shpirtra të guximshëm të cilët janë të mbërthyer në gradacela gjigande apo punojnë në miniera brenda vullkaneve aktivë. Këto po që janë Profesionet me te veshtira ne bote.
Druvar-ët
Konsiderohet si një ndër punët më të vështira në botë. Detyra e punës së tyre është që të bëjnë prerjen e pemëve me një sharrë elektrike me zinxhir që tjetërson një copë të mirë të krahut të punës. Punojnë në një pjerrësi 80-shkallë me makineri me lëvizje të shpejtë, që me padyshim është një koktej vdekjeprurës. Për të mos përmendur modelet e paqëndrueshme të motit dhe terrenet e thyera malore në të cilat me mijëra sharrëxhi punojnë cdo ditë. Kjo punë fatkeqësisht në vendin tonë është tepër e përhapur për shkak të papunësisë, duke e parë si një zgjidhje të mundshme por pa e kuptuar që mund të jetë fund i tyre. Në botë nga 100.000 punëtorë 82 janë vrarë në punë.
Minatorët e squfurit
Është e njohur gjerësisht se puna në miniera është tepër e rrezikshme. Në fakt, minierat e qymyrit janë vetëm një mbi këtë listë,se një tjetër punë ka kërkesa edhe më vdekjeprurëse. Për një jetesë më të mira shumë njerëz në ishullin indonezian Java, si punë të përditshme kanë nxjerrjen e minerale vitale brenda një vullkan aktiv. Çdo ditë, qindra njerëz futen në minieren e squfurit, në qendër të vullkanit. Minerali që del nga miniera më pas përdoret për të bërë të gjitha llojet e gjërave prej gome. Këta minatorë mbajnë të veshur vetëm një leckë të lagur mbi gojën, duke u përpallur me vdekjen cdo dite. Gjatë 40 viteve të fundit, 74 minatorë kanë vdekur nga helmimi me gaz dhe djegiet e rënda. Ka akoma edhe me keq kur shumica e minatorëve të sulfurit paguhen më pak se 10 $ në ditë për punën e tyre. Ta mendosh që në vendin tonë paguhen edhe me pak, kjo po që është fatkeqësi.
Punëtorët e ndërtimit
Ndërsa ne lëvizim si milingonat gjatë punës sonë të përditshme me këmbë në tokë, punëtorët e ndërtimit si zyra kanë trarët e celikut ku mund të bëjnë një pushim të shkurtër dhe të punojnë gjatë gjithë kohës. Harrojeni foton e famshme të punëtorëve të New York duke ngrënë sanduiçe në një tra horizontal, puna e punëtorit të ndërtimit nuk duhet të merret lehtë. Mundësia e e të ngecurit nën trarët e çelikut ose rënia nga skela janë shumë të vërteta, dhe për këtë arsye renditen në krye të listës. Ka një mori rreziqesh të tjera si, rreziku i shpërthimeve, rrjedhjet e gazit etj. Ia vlen të përmendet se afërsisht 4,000 punëtorë janë vrarë në vendin e punës çdo vit vetëm në SHBA. Imagjinoni në të gjithë botën?!
Asistente Cirku
Kjo është një tjetër punë që i shtohet listës së profesioneve më të veshtira. Në pamje të parë mund t’ju duket e lehtë dhe pa ndonjë rrezik të madh, por mendojeni sikur të ndodhë një gabim aksidental ose një teshtimë dhe thika të përfundojë drejt e në stomak.
Punëtorët teknikë të lartësive
Të njohur si mbulues ndërtesash, arti i të punuarit në lartësi është po aq i rrezikshëm sa ai i punëtorëve të ndërtimit.Të pajisur vetëm me një shkallë dhe litarë, punëtorët kacavjerren mbi cati, pavarsisht rrezikut se mund të rreshqasin dhe të bien nga lartësitë. Rreziku shtohet edhe me shumë në ndërtesat e vjetra dhe të pabarabarta, gjatë rikonstuksionit të tyre. Një rast konkret është në Angli kur një punëtor lartësish vdiq pasi skela e tij u shemb dhe ra 50 metra poshtë një oxhaku të vjetër.
Peshkatarët
Profesioni i fundit mund t’ju duket i papritur. Por rreziku është po aq i madh sa ju nuk e mendoni. Imazhi i parë që të vjen ndërmend kur përmend fjalën peshkatar, është një varkë e vogël dhe një grep për peshkim. Por në realitet anijet e peshkimit në det të hapur janë shumë më shumë të rrezikuara. Pasi mund të qendrojnë të izoluara më muaj në det, pa furnizime ushqimore, të ekspozuara ndaj semundjeve. Rreziku i ndonjë mbytje apo stuhie detare janë faktorët që e bejnë këtë një ndër profesionët më të rrezikshme.
