Arkitekturë
Ndërtimi i shtëpive nga “bambuja”, efikase në kursimin e energjisë
Një shtëpi e projektuar nga arkitektë italianë “Shtëpia Bamboo me Energji Efikase” është një projekt i cili mund të çojë rrugën drejt projekteve më të ndërgjegjshme për mjedisin në Kinë.
Shtëpia u konceptua nga projektuesit e Milanit në Studio Cardenas, dhe është ndërtuar kryesisht nga bambuja. Shtëpia është e vendosur në Zhejiang. Kjo zonë është shtëpia e rritjes së bambusë e cili rritet shpejt.
Përdorimi i materialit vendas është vetëm fillimi për listën e gjatë të karakteristikave mbresëlënëse të bambusë në kursimin e energjisë. Arkitektët e projekteve shpjegojnë, “Për strukturën e shtëpisë kemi hulumtuar mënyra të reja të ndërtimit duke përdorur bambunë si një material ndërtimi. Qëllimi për ne nuk është vetëm përdorimi i materialeve natyrore si bambuja, por hartimi i zgjidhjeve të përshtatshme të ndërtimit.”
Shtëpia nuk është vetëm praktike, megjithatë, në përputhje me kontekstin e saj kinez, arkitektët punuan shumë për të hartuar një shtëpi të bazuar në parimet e Feng Shui. Energjia pozitive, e njohur si “QI” nënkupton përdorimin minimal të mureve ndarëse. Ky plan i hapur gjithashtu ndihmon në lehtësimin e ventilimit maksimal natyror.
Feng shui është një sistem i lashtë kinez që beson në aftësinë për të harmonizuar njerëzit dhe objektet me mjedisin rrethues. Feng Shui flet për aftësinë e arkitekturës për të lidhur universin, tokën dhe njerëzimin së bashku nëpërmjet energjisë pozitive.
Shtëpia është projektuar dhe ndërtuar si pjesë e Bienaleve Ndërkombëtare të Bamboo.