Featured
Ndërtimi i sheshit në Durrës mund të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut
Dosja “Veliera” do të vazhdoj të mbetet akoma në Gjykatën Administrative të Durrësit, e cila sot duhej të jepte një vendim për vazhdimin ose bllokimin përfundimtar të projektit. Punimet janë bllokuar që prej muajit shkurt të këtij viti, pas një kërkese të shoqërisë civile.
Ergys Gashi, drejtuesi i seancës, ka vendosur ta shtyjë marrjen e një vendimi duke e argumentuar vendimin e tij me nevojën për të pasur më shumë dokumentacion përpara se të merrte vendimin përfundimtar. Sipas tij me mjaft interes pritet ekspertiza e 3 arkeologëve të thirrur nga prokuroria e Durrësit.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile e kanë quajtur të pa bazuar këtë vendim dhe si një mundësi për ti dhënë kohë pakës së paditur për ti sistemuar gjërat. Ata shprehen të vendosur se do ti shkojnë deri në fund këtij procesi po të jetë nevoja deri në Strasburg.
“Veliera” është projekti për sheshin para Portit te Durresit, i cili është përgatitur nga studio shqiptare e arkitekturës ERALD -G + ARKONSTUDIO dhe një studio e njohur arkitekture nga Italia, ARCHEA.