Connect with us

Aktuale

Ndërtimi i parkingut mund t’i largojë 14 familjet në oborrin e UP-së, a do t’u bëjë zgjidhje Komuna?

Published

on

Parkingu nëntokësor që do të ndërtohet në oborrin e Kampusit Universitar, mund t’i lërë pa shtëpi 14 familje të cilat jetojnë në barakat që gjenden në të njëjtin lokacion. Ende nuk është konfirmuar nëse këto familje do të duhet ta lëshojnë vendin ku janë duke jetuar, por nëse kjo do të ndodhë, Komuna e Prishtinës është e detyruar t’u bëjë zgjidhje. Banorët e barakave i kanë thënë Gazetës Express se deri më tani askush nuk i ka njoftuar se çka do të bëhet me fatin e banimit të tyre.

Jetojnë në qendër të kryeqytetit. Këta banorë janë dëshmitarë të shkollimit të qindra gjeneratave, pasi jetojnë në oborrin ku gjenden edhe fakultetet.

Në barakat e vjetruara e gati të rrënuara, disa prej tyre janë aty prej kohës së paraluftës, e disa të tjerë janë vendosur aty menjëherë pas përfundimit të luftës.

Së shpejti, hapësira ku këta qytetarë jetojnë do të ndryshohet. Aty do të nisë ndërtimi i parkingut nëntokësor.

Këto 14 familje nuk e dinë ende se a do të vazhdojnë të jetojnë në të njëjtin vend edhe pas ndërtimit të parkingut, pasi Komuna e Prishtinës nuk i ka njoftuar për fatin e tyre.

Një prej banorëve të barakave, i tha Gazetës Express se kushtet në të cilat jetojnë janë të vështira, por pasi nuk kanë tjetër vend për të jetuar, vazhdojnë të qëndrojnë aty.

“Këtu jetojmë prej pas luftës, kushtet brenda janë të rënda, dimrit pikon uji. E dimë që ka me u maru parkingu po kërkush nuk na ka thanë kurgjo neve. Jemi shtatë anëtarë. Këta të komunës nuk kanë ardhë moti me na vizitu as me na gjetë zgjidhje”, thotë gruaja e cila tregon se i posedojnë edhe dokumentet ku shkruan se vendi ku jetojnë është për strehim, se nuk paguajnë qira, por vetëm shpenzimet e rrymës.

E një fqinj i saj jeton aty prej kohës së paraluftës. Ai tregoi se nuk janë në dijeni çfarë do të bëhet me ta pasi të nisë ndërtimi i parkingut nëntokësor dhe se vetëm përmes lajmeve janë njoftuar për një gjë të tillë.

“Këtu jetojmë prej paraluftës, jemi katër anëtarë. Për parkingun kemi dëgju veç përmes lajmeve se neve kërkush nuk ka ardhë me na tregu a kemi me vazhdu me jetu këtu apo jo”, tha ai për Express.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, i tha Expressit se këta banorë janë pjesë e planit të ndërtesave sociale në të cilat do të vendosen pasi të vlerësohet gjendja e tyre sociale dhe ekonomike.

“Këta janë pjesë e planit të ndërtesave sociale, kur të ndërtohen do të zhvendosen. Për shkak të gjendjes ekonomike dhe sociale kushteve të rënda të banimit, janë në programin e riakomodimit. Nëse eventualisht atakohen nga parkingu, sigurisht që do të intervenohet më shpejtë”, thotë Pacolli.

Pacolli thekson se ekziston edhe mundësia e akomodimit të përkohshëm, eventualisht derisa të ndërtohen banesat me karakter social.

Ndërkaq, ai tregon se këtyre familjeve do t’u mundësohet dhënia e përparësisë së përfitimit nga projekti i banimit me kosto të përballueshme, ku ata mund t’i marrin banesat me një çmim më të lirë.

Por, kjo ide e komunës nuk po i pëlqen një banoreje të barakave. Ajo thotë se në familjen e saj pesë anëtarësh nuk punon askush, e si rrjedhojë ata nuk mund ta paguajnë as çmimin më të lirë.

“Ne jemi pesë anëtarë, askush në familje nuk punon. Burri ndonjëherë kur e thërret dikush për punë shkon, por kjo ndodhë rrallë. Është e vështirë jetesa në këtë vend, kushtet janë të rënda, dimrit është ftohtë, por secili e bën zgjidhjen për vete sepse prej komunës nuk kemi ndonjë zgjidhje. Këtu jemi qe 40 vjet, janë pas vendosur ish-punëtoret e Qendrës së Studentëve, shumica prej tyre tashmë kanë vdekur, kanë mbetur vetëm edhe dy apo tre prej tyre”, rrëfen ajo.

Parkingu nëntokësor që do të ndërtohet në oborrin e Kampusit Universitar pritet të ketë kapacitet për së paku 500 vetura. Sipërfaqja e ndarë për parking është 13,990 metra katrorë dhe është planifikuar që të ndërtohet në 2 etazhe. Disniveli në pjesën perëndimore të lokacionit mund të shfrytëzohet për ndërtimin e disa lokaleve afariste, në sipërfaqe të përgjithshme prej 500 metrash katrorë.

Një prej pjesëve të rëndësishme të këtij projekti, është parku mbi parking, i cili do të jetë edhe parku qendror i kryeqytetit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending