Aktuale
Ndërtimi i Memorialit të Lirisë përplasë partitë në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Në Prishtinë për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës do të nis edhe ndërtimi i Memoralit të Lirisë. Por lokacioni për këtë obelisk të kërkuar nga Presidenti, Hashim Thaçi ka përplasur këshilltarët komunal të Prishtinës.
Vlora Dumoshi nga LDK-ja ka thënë se kjo nuk mund të ndërtohet në hapësirën të Universitetit të Prishtinës, raporton KTV.
“Ajo skutë nuk përkon me qëllimin e atij momunenti”, ka thënë Agim Gashi i LDK-së.
Egzon Azemi nga VV-ja ka thënë se Prishtina po bëhet më keq se Shkupi me shumë përmendore në qytet.
“Vendi më i mirë për këtë do të ishte te varrezat e dëshmorëve”, ka thënë Azemi.
Leutrim Retkoceri nga PDK-ja tha se PDK-ja e përkrahë ndërtim brenda hapësirës së Universitetit të Prishtinës, por që do të ishte pro edhe të një vendi më në qendër të Prishtinës.
“Prishtina do duhej të kishte një obelisk e jo monument të lirisë. 20 vjet pas luftës nuk kemi arrit të gjejmë vend për heronjtë si Adem Jashari. Për Jasharin nuk pati pajtueshmëri por obelisku do duhej të mos ishte problem.” Osman Bllaca nga zyra e kryetarit.
Shpend Ahmeti ka thënë se presidenca ka kërkuar që të zhvendoset shtatorja e Ismajl Qemajlit por kjo është refuzuar nga kryetari Ahmeti.
Zyra e Thaçit kishte kërkuar edhe ndërtim të obeliskut në sheshin “Zahir Pajaziti”, ide kjo e cila po ashtu është refuzuar nga udhëheqësit komunal.




