Featured
Ndërtimi i Kishës protestante, pa dëgjim publik – flet Shpend Ahmeti
Në lagjen Sofalia afër parkut nacional Gërmia në Prishtinë, ka filluar të ndërtohet një kishë për nevojat e komunitetit protestant në Kosovë.
Banorët e kësaj lagjeje i kanë konfirmuar televizionit që kjo kishë ka filluar të ndërtohet qysh para tri viteve, por që me ndërprerje të kohë pas kohshme.
Njëra nga banorët me inicialet Q.A prapa kamerave thotë se fillimisht se atyre nga fqinjët u është thënë se do të ndërtohet një shkollë, më pastaj spital, kurse së fundmi e kanë vërejtur që ka marr formën e një kulti fetar në bazë të simbolit kishtar.
Banorja e lagjes Sofalia me inicialet K.H deklaron për Tribuna Channel se askush nuk i ka ardhur për t’i pyetur për ndërtimin e kësaj kishe.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se duke i marr parasysh edhe vërejtjet që kanë ardhur nga raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për diskriminim që po i bëhet komunitetit protestant në Kosovë, kanë vendosur që të japin leje për ndërtimin e këtij kulti fetar duke i plotësuar kështu nevojat e tyre.
Megjithatë procedura e dhënies së lejes për këtë kishë të komunitetit protestant është lëshuar nga ana e Komunës së Prishtinës, pa pasur fare dëgjim publik.
E ligji për vetëqeverisje lokale thotë:
Neni 68 Informimi publik dhe konsultimi
68.3 Përveç takimeve publike të cekura më lartë, komunat janë të obliguara t’i informojnë qytetarët e komunës për çfarëdo planesh apo programesh të rëndësishme me interes publik, siç rregullohet me statutin e komunës.
Pastori i Kishës Protestante “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi deklaron se kjo kishë po ndërtohet për nevojat e këtij komuniteti.
Një ashtu Krasniqi bëri me dije që gjithashtu kanë kërkuar t’i kenë edhe varrezat e tyre, por kjo kërkesë ende nuk është marrë për bazë nga ana e Komunës së Prishtinës.
Nevojat e komuniteteve fetare në Kosovë shpesh herë janë anashkaluar nga institucionet e vendit.