Featured
Ndërtimi e dyta në rritjen GDP
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e dytë (TM2) 2017, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante, njofton ASK.
BPV në TM2 të vitit 2017 shënon rritje reale për 4.6%, në krahasim me TM2 të vitit 2016.
Rritja reale në BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike në sektorin e ndërtimtarisë është 21.9 për qind.
Ndërsa, industria nxjerrëse pati rritje 23.9 për qind, aktivitetet financiare dhe të sigurimit 11.5 për qind transporti dhe magazinimi 8.3 për qind, hotelet dhe restorantet 8.0 për qind, shërbimet e tjera (4.5%); tregtia me shumicë dhe pakicë 3.6 për qind, industria përpunuese 3.1 për qind, afarizmi me pasuri të patundshme 1.8 për qind.
Ndërsa, rënie reale kishte te: furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave (4.8%); bujqësia, gjuetia, pylltaria (2.8%); dhe administrimi publik (0.7%).
BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve (19.4%); formimin e bruto kapitalit (17.1%); si dhe në importin e mallrave dhe shërbimeve (1.2%).
Ndërkaq, rënie reale kishte te: shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (3.2%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (1.8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.