Aktuale
Ndërtimet pa leje, shetësuese për Komunën e Pejës

Ndërtimet pa leje në qytetin e Pejës po vazhdojnë të jenë shqetësuese. Vazhdimi i këtij problemi sipas zyrtarëve atje po mbetet për shkak të mos-monitorimit dhe mosrespektimit të legjislacionit i cili po shkakton probleme me ndërtimet pa leje.
Peja ka 13 mijë e 500 ndërtime pa leje të cilat nuk mund t’i trajtojnë pa Udhëzimin Administrativ, të cilin udhëzim Komuna e Pejës është duke e pritur. Kështu ka thënë për Ndërtimi.info Shefi i Kabinetit të Kryetarit te Pejës, Durim Sheremti.
E ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, sipas Sheremetit do të stimulojë ndërtimet pa leje edhe më tutje.
“Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje te do të do të stimulojë ndertimin pa leje edhe me tutje,pasi qe do të jete një pasqyre se mund te ndertosh pa leje lirisht,pasi ne fund objekti do te legalizohet pa asnjë ndëshkim”, tregon Sheremti.
Sheremti ka theksuar se legalizimi i ndërtimeve pa leje do të vendosë rregull në sektorin e ndërtimeve, por që po ashtu të kërkohet taksa shtesë si dhe ndëshkimet varësisht prej rasteve
“Për momentin, legalizimi ndërtimeve pa leje do të vendosë përfundimisht një rregull në sektorin e ndërtimeve,mirpo gjithesesi duhet te kerkohet taksa shtese nga rasti prej rastit,si dhe ndëshkimet, është shprehur ai.
Sipas tij, vërejtja kryesore për këtë problematikë duhet të shkojnë për projektuesit (arkitektët) dhe kompanitë ndërtimore.
Ndërtimet pa leje vazhdojnë të jenë një temë shqetësuese për të gjitha komunat e Kosovës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica pati thënë se në regjistrin kombëtar janë mbi 182 mijë ndërtime pa leje, ndërkohë që vetëm 8 mijë kanë aplikuar për legalizim.
Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, u miratua në fillim të 2018-ës, ndërkohë që nga 5 shkurti i 2017-tës Kosova kishte mbetur pa ligj për ndërtimet pa leje./Ndërtimi.info/
