Aktuale
Ndërtimet pa leje në hekurudhën e Prizrenit do hiqen nga 17 shtatori

Qytetarët të cilët kanë uzurpuar pronat përreth stacionit të trenit në Prizren, iu bëhet thirrje që para 17 shtatorit t’i vetëlirojnë pronat përreth binarëve.
Lirimi i pronave të Hekurudhave të Kosovës, erdhi pasi një marrëveshje që është arritur ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Ndërmarrjes Publike “Infrakos” për zhbllokimin e trasesë së hekurudhës.
I pari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka thënë se pas kësaj marrëveshje, duke filluar nga 17 shtatori do të punohet në mënyrë intensive për lirimin e pronës së Hekurudhave të Kosovës. Siç ka treguar ai bëhet fjalë për uzurpimin dhe tjetërsimin e 3 kilometrave kryesisht para stacionit të trenit.
“Në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet Komunës sonë dhe ndërmarrjes publike “Infrakos” për zhbllokimin e trasesë së hekurudhës, që nga data 17 shtator do të punohet në mënyrë intenzive për lirimin e pronës së Hekurudhave të Kosovës. Këto prona janë uzurpuar dhe tjetërsuar kryesisht në 3 km e para prej stacionit të trenit dhe nga sot Komuna njofton të gjithë qytetarët që kanë bërë shkelje të fillojnë me vetëlirimin e hapësirave rreth binarëve”, ka shkruar Haskuka, përcjellë Ndërtimi.info
Për këtë problematik, Haskuka ka kritikuar pushtetin e kaluar, duke potencuar se ky problem duhet sanohet dhe se Prizreni ka neojë për tren funksional që e lidh qytetin me botën. Ashtu sic ka ndodh në të kaluarën.
“Ky problem i shkaktuar nga pushteti i kaluar për mosrespektimin e ligjit për hekurudha, duhet të sanohet. Prizreni ka nevojë për tren funksional i cili e lidh qytetin tonë me botën si në të kaluarën”, thotë ai.
