Arkitekturë
Ndërtimet më të shtrenjta në botë
Resorts World Sentosa (Resorti Sentosa) 5000000000$ (5 miliardë dollarë) ndodhet në Singapor dhe është i ndërtuar në 49 hektarë tokë. Është hapur për turistët për herë të parë në 2012 dhe ka kushtur rreth 5000000000 dollarë. Në të mund të gjeni gjithcka si një kazino dhe cdo gje tjetër përsa i përket jetës detare.
Emirates Palace (Palaltet Emirate) 6000000000$ (6 miliardë dollarë) ose në shqip të quajtura Pallatet Emirate kanë kushtuar rreth 6000000000$, janë projektuara nga John Elliott, cdo gjë është e veshur me ar dhe mermer. Kompleksi ka një hotel me pesë yje si dhe një port më vetë. Hoteli është ndërtuar dhe është në pronësi nga qeveria e Abu Dhabi, dhe është hapur për herë të parë në nëntor të 2005.
Marina Bay Sands Resort më shumë se 6000000000$ (6 miliardë dollarë) është hapur në vitin 2011 dhe ndodhet në Singapor. I gjithë resorti përmban një ekspozitë 1.300.000 metra katrorë, një qëndër tregtare 800.000 metra katrore, një muze, dy teatro, një hotel me 2561 dhoma, shtatë restorante, një pistë patinazhi, dy pavijone lundruese dhe kazinonë atrium më të madhe në botë.
Oakland Bay Bridge (Ura në gjirin e San Francisko) 6200000000$ (6 miliardë e 200 milionë dollarë) pas vonesave më shumë se një dekade , ura në gjirin e San Francisko u hap për trafikun në shtator të 2013, pas rikonstruktimit të saj. Kjo urë siaps burimeve ka kushtuar 6200000000 dollarë.
Trans-Alaska Pipeline System (Gazsjëllsi Trans-Alaska) 8000000000$ (8 miliardë dollarë) (1977) është ndërtuar ndërmjet viteve 1974 dhe 1977, punëtorët e ndërtimit u kanë bërë ballë kushteve ekstreme të motit për të ndërtuar më shumë se 1287.4752 km tubacion, 12 stacione pompimi dhe terminalin detar për kalimin e gazsjellësit. Ky projekt u ka kushtuar dy shteteve 8000000000 dollarë.
James Bay Project (Projekti i plazhit James) më shumë se 20000000000$ (20 miliardë dollarë) i njohur për ujërat e shumta të La Grande River. James Bay Project është ndërtimi më i kushtueshëm i një serie hidrocentralesh në Quebec të Kanadasë. Stacionet kanë një kapacitet të instaluar gjenerues prej 16.527 megavat. Dhe i gjithë projekti ka kushtuar më shumë se 20000000000$.
International Thermonuclear Experimental Reactor (Reaktori Nuklear Ndërkombërtar) 21000000000$ (21 miliardë dollarë), është një hulumtim dhe projekt në inxhinierinë e fuzionit bërthamor ndërkombëtar, aktualisht në ndërtime eksperimentale në reaktorin më të madh në botë në Cadarache në jug të Francës. Projekti është financuar nga disa anëtarë, me kontributin më të madh me 45 përqind nga BE-ja, e ndjekur nga 9 për qind nga Kina, Rusia, Korea e Jugut dhe SHBA. Plazma e parë pritet të prodhohet në vitin 2020.
Central Artery/Tunnel Project (Arteria qëndrore) 22000000000$ (22 miliadë dollarë), i mbiquajtur si Dig Big, ky megaprojekt në Boston u ndërtua ndërmjet viteve 1991 dhe 2006. Projekti përfshinte ndërtimin e një autostrade në një tunel 56, 4 kilometra të gjatë, ku përfshihej ndërtimi i tunelit Ted Williams, ura Leonard P. Zakim Bunker Hill Memorial mbi lumin Charles, dhe Kennedy Rose Greenway në hapësirën e liruar nga e rruga e ngritur.
Tre Gorges Dam (Diga e Tre Gorges) 25000000000 $ (25 miliardë dollarë), dy projekt hidroelektrik në Provinca Hubei, Kinë, mbi Lumin Yangtze dhe është stacioni më i madh i energjisë në botë, me kapacitet të instaluar e cila arrin në 22,500 megavat. Trupi i digës ka përfunduar në vitin 2006, ndërsa 32 turbinat kryesore përfunduan në vitin 2012.
Itaipu Dam (Diga Itaipu) 27000000000$ (27 miliardë dollarë), është vepra energjitike më e shtrenjtë në botë, dhe ndodhet në kufirin Brazil-Paraguaj. Puna filloi në shkurt të vitit 1971 dhe mbaroi në 1984. Diga i tejkalon prurjet e hidrocentraleve të tjera me 94.7 TWh në vitin 2008 dhe 91.6 TWh në vitin 2009. Por përsëri ngelet i dyti për prodhim vjetor të energjisë mbas Tre Gorges Dam me një fuqi të instaluar 14,000 MW në krahasim me shembullin kinez 22,500 MW.