Ndërtim
Ndërtesat tregtare të braktisura në SHBA
Shumë ndërtesa që dikur ishin epiqendra të një qyteti, sot ekzistojnë vetëm si mure të ndërtuara, duke mbetur jashtë përdorimit.
Rasti i tillë janë edhe ndërtesat tregtare të braktisura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Fotografi Steph Lawless është i famshëm për dokumentimin e zbehjes së ngadaltë të parajsave të braktisura, shkollave, spitaleve dhe shtëpive.
Në projektin e tij të fundit ai sjell brendësinë e qendrës tregtare Metro North në Kansas City, Missouri e cila nuk funksionin që tre vjet.
Ja një vështrim i pa parë në brendësinë e zbrazët dhe të shkatërruar të qendrës.
E hapur për herë të parë në vitin 1976 kjo ndërtesë mbulon 1.2 milion metra katrorë dhe kishte sistemuar më shumë se 150 shitës.
Tashmë, brendësia duket sikur është braktisur me dekada të tëra.
Hekurat që mbulojnë dyert e dyqaneve brenda janë të përkulura dhe të deformuara, ndërsa dyshemeja është e mbuluar në ujë. Fontanat gjithashtu janë të zbrazëta ndërsa pemët në mungesë të përkujdesjes janë tharë.
Lawless ka thënë se kjo qendër ka qenë një ndër vendet më rrëqethëse që ka vizituar ndonjëherë.
Sipërmarrësit e kësaj qendre e mbyllën fillimisht atë me qëllim të renovimit të saj pasi po përballeshin me konkurrencë të madhe nga qendra të tjera më moderne në atë zonë.
Për renovimin e saj ishte planifikuar të shpenzohej një shumë prej 200 milionë dollarë.
Por, sipërmarrësit e kësaj qendre e hodhën poshtë këtë plan në vitin 2015, duke cituar si vështirësitë tërheqjen e qiramarrësve.
Tani projekti I renovimit është marrë nja një kompani e re. Ndërtesa po shembet për të lënë hapësirë për një rindërtim total. Kjo do të thotë se fotografi Lawless ka pamjet e para dhe të fundit të kësaj qendre të braktisur.
“Ka diçka të veçantë për të qenë brenda një vendi të braktisur, i cili nuk është dëmtuar nga gjëra të pakuptimta dhe grafiti” ka shkruar Lawless në Instagram.
Lawless ka thënë për Insider se nuk kishte hasur në ndonjë pengesë për të hyrë brenda në qendër dhe qëndroi derisa një nga punonjësit e sigurimit e kishte nxjerrë jashtë.
Ai gjithashtu kishte thënë se Metro North kishte një arkitekturë më unike në krahasim me qendrat e tjera në të cilat kishte fotografuar.
Këto fotografi (dhe shumë të tjera) do të përfshihen në librin e ardhshëm të Lawless “Autopsia e Amerikës: Vdekja e një kombi.”