Connect with us

Aktuale

Ndërtesat që rrezikojnë të shemben në New York City, sipas “Curbed”

Published

on

Pamja urbane e New Yorkut ndryshon vazhdimisht, duke u pasuruar me mijëra objekte të reja që ndërtohen çdo ditë dhe me ritëm të shpejtë. Por, për t’i bërë hapësirë këtyre projekteve të reja, duhet të rrënohen struktura të vjetra, që ndonjëherë janë ndërtesa të rëndësishme historike.

Për përcaktimin se cilat ndërtesa në New York janë të denja për t’u mbrojtur e cilat duhet të rrënohen vendos Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave së bashku me disa grupe qytetare si “Këshilli i Qarkut Historik”, “Konservatorët e New Yorkut”, “Shoqata për Ruajtjen Historike Greenwich”, shkruan “Curbed”, trasnmeton Ndërtimi.info.

Grupe të tilla janë treguar të suksesshme në ruajtjen e ndërtesave ikonike të NYC, si kullat post moderne të projektuara nga Philip Johson “550 MAdson Avenue” , që njëherësh u bënë pikë referimi për këtë vit.

Kolumnisti amerikan Nathan Kensinger ka hedhur një vështrim mbi 10 objektet në mbarë qytetin e New Yorkut, të cilat janë planifikuar për t’u rrënuar, përfshirë edhe ndërtesën e re në tregun e Detit të Jugut dhe tregut Essex Street.

Secila nga ndërtesat e përzgjedhura në ketë listë qëndron si një kujtim i të kaluarës së këtij qyteti dhe si një pengesë për ndërtuesit e së ardhmes.

  1. Ndërtesa “Union Carbide”

Në fillim të vitit , JP Morgan Chase dhe administrata “de Blasio” njoftuan projektin e parë të madh “Easton Midtown East”: një rrokaqiell 70-katësh që do të ngritet në “270 Park Avenue”, duke u bërë kështu qendër gjigante.

Por, për ta ndërtuar objektin e ri, duhet fillimisht të shkatërrohet struktura ekzistuese – një kullë 52 katëshe e projektuar nga Gordon Bunshaft dhe Natalie de Blois nga Skidmore.

Lajmi bëri një  zhurmë  të madhe në mesin e kritikëve të arkitekturës.

“Një  ndërtesë 53-katëshe  po shkatërrohet  për të ndërtuar një ndërtesë 70-katëshe. Kjo nuk ka kuptim, si një urbanist, si dikush që kujdeset për qytetin e Nju Jorkut dhe kujdeset për qytetet, ajo thjesht më sulmon si një lloj monumenti për një konsum të spikatur që është i paqëndrueshëm”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Këshillit të Rrethit Historik, Simeon Bankoff.

  1. S.W. Dyqani për drithëra “Bowne”

Kjo depo e shekullit të 19-të në brigjet e “Gowanus Canal” është përballur me një fat të pasigurt për disa vite. Ajo u ble nga Grupi Chetrit  në vitin 2007, por shumë pak është bërë në atë vend prej atij viti. Siç raportoi në vitin 2017, kolumnisti i Curbed, Nathan Kensinger, “i gjithë kampusi aktualisht ka mbetur në proces të hapura “.

Ai pësoi një tjetër goditje gjatë kësaj vere, kur një zjarr  e shkatrroi tërësisht një pjesë të saj.

  1. Hotel “St. Denis”

Ndërtesa 160-vjeçare në cepin e Broadwayt dhe East 11th Street mund të mos jetë edhe gjatë në këtë pjesë: ish-St Denis Hotel është planifikuar të rrënohet dhe planifikohet  të zëvendësohet me një ndërtesë 12-katëshe. Skela tashmë është ngritur dhe planet e shkatërrimit janë në dosje të Departamentit të Ndërtesave.

  1. “99 Ryerson Street”

Poeti dhe Walt Whitman jetoi në këtë shtëpi në Ryerson Street 99 për një periudhë të shkurtër kohore, porruajtësit e objekteve të vjetra pretendojnë se ajo është rëndësishme.

  1. “Ndërtesat industriale Gowanus”

Organizatat joqeveritare po kërkojnë që të mbrojnë më shumë se dy ndërtesa të “Gowanus Landmarking”, në Brooklyn. Kolektivi, i cili përfshinë disa grupe të komunitetit, beson se ndërtesat që datojnë nga shekulli 19-të duhet të mbrohen.

Image result for tin pan alley

  1. “Tin Pan Alley”

Edhe “Tin Pan Alley” konsiderohet se ka një strukturë shumë interesante. Mbrojtësitë e objekteve të rëndësishme historike, për më shumë se një dekadë kanë kërkuar mbrojtjen e  objektit, madje tetorin e kaluar  ishte mbajtur edhe një tubim nën moton “Shpëtoni Tin Pan Alley”.

  1. “206 Bowery dhe 22 East Broadway”

Dy shtëpi të stilit federal, që të dyja datojnë që në fillim të shekullit të 19-të, mbeten pothuajse të paprekura pë vite me rradhë, por si duket tashmë ditët e tyre janë të numëruara. Por akoma nuk po gjejnë përkrahje konkrete institucionale./Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending