Arkitekturë
Ndërtesat që përfaqësojnë një epokë të re të post-modernizmit

Epoka e arkitekturës post-moderne daton që shumë vite, sipas dizajnerit Adam Nathaniel Furman. Për ta provuar këtë, ai ka zgjedhur 10 shembuj, duke përfshirë një grumbull ndërtesash holandeze dhe një rrokaqiell të modeluar në një sahat kullë.
Si themelues i Shoqërisë Post-moderne, Furman është një ekspert për stilin e shekullit të 20-të që shfrytëzon dhe ekzagjeron referencat historike, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
Së bashku me arkitektin Terry Farrell, i cili krijoi një numër ikonash post-moderne në vitet 1980, ai sapo ka lansuar një libër me titull “Revisiting Post-modernism”. Në të, ai argumenton se lëvizja aktualisht po përjeton një ringjallje, pavarësisht reagimit ndaj tij.
“Një gjeneratë po del që është e uritur për një arkitekturë teorikisht të pasur dhe të integruar në kulturë, e cila angazhohet për të kaluarën, të ardhmen dhe bollëkun dhe tmerrin e së tashmes në gjithë vulgaritetin e tij të lavdishëm”, tha ai.
Në libër, Furman gjithashtu zbulon disa nga rezultatet më mbresëlënëse të kësaj ringjalljeje, nga salla e tregut në formë patkoi të MVRDV në Roterdam, në Shtëpinë e Karakterizuar për Essex, e krijuar nga FAT dhe Grayson Perry.
“Ne kishim ndërmend të paraqitnim një audiencë më të re me nocionin se arkitektura mund të jetë një medium vizualisht komunikues nëpërmjet të cilit eksplorohen identitetet komunale dhe individuale dhe përmes të cilave kultura bashkëkohore refuzohet dhe përfaqësohet,” u shpreh Furman.
“Kjo mund të jetë një festë e pluralizmit që në mënyrë aktive dhe simbolike përqafon natyrën kaotike, komplekse globale të botës”.
Këta janë disa shembujt që ai ka zgjedhur:
