Ndërtim
Ndërtesat në Bullgari, magnet për turistët
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2018/01/2-3.jpg)
Bullgaria ndoshta nuk është në listën e shteteve që njerëzit duan t’i vizitojnë, por kjo ndoshta duhet të ndryshojë sepse Bullgaria është e mahnitshme, e nënvlerësuar dhe destinacion i përsosur udhëtimi sepse është e mbushur me bukuri natyrale dhe me një bollëk vendesh fantastike të cilat mund t’i vizitoni.
Katedralja Alexander Nevsky
Shumica e vizitorëve preferojnë ta fillojnë eksplorimin e Bullgarisë në kryeqytet. Sofia ka një ambiente evropiano-lindore, por në çdo anë ka shenja se është duke u adaptuar me epokën moderne. Shumica e atraksioneve kryesore të këtij qyteti ndodhen në qendër, siç është edhe katedralja e arit Alexander Nevsky, e cila ishte ndërtuar për ta nderuar ndihmën që Rusia i kishte dhënë Bullgarisë në luftën e vet për pavarësi nga osmanët në vitet e 1870’ta, transmeton Telegrafi.
Manastiri Rila
Ky manastir është ndër vendet më të njohura turistike në tërë shtetin, ndërsa gjendet rreth një orë larg me veturë nga Sofja. Enterieri i kishës është i errët, por mikpritës për shumë pelegrinë të cilët e ndriçojnë atë me qirinj.
Qyteti i Vjetër i Plovdivit
Plovdivi është një nga qytetet më të vjetra në Evropë, siç edhe mund të shihet nga rrënojat arkeologjike në qendër të qytetit. Atraksioni kryesor i qytetit është pjesa e Qytetit të Vjetër, ku ka mansione të ndërtuara nga mesi i shekullit 19’të, e që sot shërbejnë si shtëpi për muze dhe galeri.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)