Aktuale
Ndërtesat e rëndësishme historike që Atlanta i humbi ndër vite

Atlanta njihet si qyteti që do ta rrënonte një ndërtesë historike për ta vendosur aty një parking. Ndonëse për objektet e vlefshme që u shembën ndër vite nuk diskutohet shumë, gjurmët që ato ia lanë qytetit janë të pashlyeshme.
“Ne me të vërtetë jemi një qytet i shkatërruar. Nuk është vështirë për ne që të vendosim të hedhim poshtë një ndërtesë historike, në fakt kjo gjë është tejet e lehtë”, shprehet drejtori i Qendrës së Ruajtjes Historike në Atlanta të Gjeorgjisë, Boyd Coons.
Ai ka hedhur një vështrim mbi objektet më ikonike që dikur e kishin karakterizuar Atlantën, e që sot kanë mbetur vetëm fotografi dhe me qindra tjera që po rrezikojnë të shemben.
Coons merr si shembull dhomat e restauruara të një rezidence italiane, të ndërtuar në vitin 1856 për manjatin hekurudhorë Lemul P Grant. Një ndër tri struktuarat e para të Luftës që i mbijetojë djegies së përgjithshme në Atlanta, u la pas dore për dekada të tëra, madje u planifikua të prishej derisa u ble nga kompania “APC” në vitin 2001. Ata shpëtuan katin e parë e tani aty janë selitë e tyre.

Ndërtesa origjinale “Equitable” e vitit 1892 shumë kohë para prishjes
Ndërtesa tjetër që daton nga viti 1893 “Equitable” tashmë pothuajse ka mbetur nën rrënoja, ajo ishte projektuar nga zhvilluesi Joel Hurt. Pas shkatërrimit të ndërtesës origjinale “Equitable”, në vitin 1971, shtyllat e saj u hoqën dhe u hodhën të gjitha.
“Pjesa tjetër e mbetjeve të ndërtesës u hodh diku në depon e burgut. Ky është një veprim tipik i Atlantës ndaj historisë”, është shprehur Cooms.

Ndërtesa paralele e vitit 1960
Një ndërtesë e re pothuajse paralele u ndërtua adër saj në fund të vitit 1960. Rrokaqielli 32 katësh, i projektuar nga arkitekktët e ‘SOM’, zuri vendin e Hotelit Piedemont, të vitit 1903, dhe mburrej me presidentët amerikanë si Theodore Roosevelt dhe Wilson, si disa nga të ftuarit special brenda atij hoteli. Hoteli u shkatërrua në vitin 1963.
Si një objekt tjetër me vlerë ishte edhe “Kimball House”, një super hotel me 360 dhoma që përfshinte një bllok të tërë në qendër të qytetit. I rindërtuar në vitin 1883 pas përfshirjes nga zjari, ndërtesa u shkatërrua në vitin 1959 dhe u zëvendësua nga një parking me shumë metra katrorë.

“Kimball House” u shemb në vitin 1959 dhe u zëvendësua me një parking
Stacioni Terminal u shkatërrua në vitin 1972. Ndërtesa e madhe e vitit 1905 ishte projektuar në stilin e Rilindjes nga P Thornton Marye. Ajo u shkatërrua për t’i bërë hapësirë ndërtesës federale 26-katëshe të Richard B Russell.
Objekti tjetër që nuk i shpëtoi rrënimit ishte edhe Biblioteka Carneige, e cila kishte strukturë klasike të porojektuar nga arkitektët e New Yorkut, Ackerman dhe Ross, me hapje zyrtare në vitin 1902.
I njohur si vendi ku u mbajt premiera e famshme e “Gone with the Wind”, Teatri Grand, ishte një tjetër monument historik që u shkatërrua.
Shkatërrimi i monumetneve të vlefshme, po vazhdon për dekada të tëra.

Fasada e Shtëpisë “Craigie” që u shkatërrua në vitin 2016
Viteve të fundit ishte Shtëpia e Craigie në Ansley Park, që daton nga viti 1911 ajo që u rrafshua tërësisht në vitin 2016.
Në vitin 2002 ky vend ishte blerë nga një çift, i cili planifikonte ta bënte renovimin e saj, por dëmet që pësoi ndërtesa antike nga dëbora, kërkonin një shumë të madhe parash për tu rregulluar, e kështu që edhe çifti që e kishte blerë, hoqi dorë nga restaurimi i kësaj shtëpie.
Lufta do të vazhdojë
Coons shpjegon edhe për një sërë ndërtesash të cilat rrezikojnë të shemben, e për të cilat nga organet kometente nuk po ndërmerret asnjë masë e mbrojtjes.
Dëmi që do të shkaktonin monumentet tjera historike do të ishte i pariparueshëm, megjithatë Coons së bashku me bashkëpunëtorë, thotë se lufta për mbrojtjen e tyre do të vazhdojë./Ndërtimi.info/
