Ndërtim
Ndërtesa ekologjike 600 milionëshe, përfshin edhe termocentral
Studioja arkitektonike RA + D ka projektuar një ndërtesë super ekologjike për të ardhmen. E quajtur “Smart Poëer Long Tower,” ajo do të përfshijë disa prej teknologjive më eko-miqësore që bota ka parë ndonjëherë.
Struktura masive dhe elegante do të ndërtohet në Shangai, Kinë. Ndërtesa do të ketë hapësira komerciale, por shumica e saj do të ketë disa nga apartamentet më ekzotikë në botë. Dhe, sigurisht, mos harroni vendin për uljen e makinës tuaj fluturuese.
Karakteristikat ambicioze të ndërtesës nuk ndalen këtu. Koncepti super ekologjik do të përfshijë gjithashtu një pyll vertikal, ku do të rriten 50 mijë pemë dhe shkurre. Teknologjitë e pastra që do të zbatohen përfshijnë: një impiant riciklimi të ujit, trajtim ultravjollcë të dezinfektimit dhe një termocentral elektrik vertikal i cili do të mbështetej në energjinë hidrike, gjeotermale, diellore dhe energjinë e erës.
Ndërtesa do të ketë një qendër kongresesh, laboratorë biologjie të ujit të lumenjve dhe banesa. Pas muajsh planifikimi firma arriti në përfundimin se ndërtimi i ndërtesave të Shangait në të vërtetë mund të bëhet më shpejt se sa pritej , midis vitit 2018 dhe 2020. “Smart Poëer Long Toëer” ka një buxhet prej 600 milionë dollarë.





