Connect with us

Aktuale

Ndërtesa në Londër që theu rekordin e shitjes

Published

on

Kjo ndërtesë ka dëmtuar makinat me reflektimin e rrezevet të diellit, është akuzuar për krijimin e një tuneli të erës që mund të rrëzojë këmbësorët dhe ka ndarë opinionin në të “fansa” dhe “urrejtës”. Tani, ndërtesa historike e Londrës Walkie Talkie ka thyer rekord me shitjen e saj prej 1.3 miliard funtash tek një firmë  në Hong Kong e njohur për salcë “oyster”.

Kulla e debatueshme e Rafael Viñoly është bërë lajm përsëri, këtë herë për shkak të rekordit të saj prej 1.3 miliardë dollarësh.

Ky rrokaqiell mjaft i diskutueshëm, zyrtarisht i quajtur 20 Fenchurch Street, mban etiketën e çmimit më të lartë të paguar ndonjëherë për një ndërtesë në Mbretërinë e Bashkuar.

Marrëveshja tejkalon lehtësisht çmimin e mëparshëm rekord për një ndërtesë në Britani të Madhe. Autoriteti i Investimeve i Katarit pagoi 1.17 miliardë dollarë për të blerë kullën HSBC në Canary Wharf në dhjetor të vitit 2014.

Kompania e pronës Land Securities, investimet e të cilëve variojnë nga Brighton Marina në parkun tregtarë Lakeside në Thurrock, Essex, tha se kishte nënshkruar kontratë për të shitur 50 përqind të aksioneve të saj në ndërtesën e City of London. Lee Kum Kee po blen 50 përqindëshin tjetër nga Canary Wharf Group. Marrëveshja përfundoi në fund të gushtit.

Ndërtesa 37-katëshe Walkie Talkie, me nofkën për formën e saj të veçantë të lartë, ka ndarë në dysh opinionin që nga përfundimi i saj në 2014.

Në vitin 2013, fasada prej xhami e bardhë e ndërtesës thithte rrezet e diellit duke i reflektuar ato në rreze të nxehtësisë, të cilat njëherë shkrinë parakolpën e një makine Jaguar, shkronjat e ngjyrosura në dritaret e dyqaneve dhe ka bërë shkrumb e hi ca qilima. Nxehtësia ishte aq intensive sa një gazetar nga një gazetë e qytetit arriti të skuq një vezë në trotuar.

Incidentet i siguruan ndërtesës pseudonime të reja, duke përfshirë Walkie Scorchie (ndërtesa djegëse) dhe Fryscraper (ndërtesa fërguese), kështu ndërtuesit u detyruan të aplikonin mbrojtje nga dielli për të zgjidhur çështjen.

Arkitekti Rafael Viñoly tha se kishte parashikuar se ndërtesa mund të pasqyrojë rrezet e diellit në rrugën poshtë, por “nuk e kishte menduar se do të arrinte këtë nxehtësi”. Ai pranoi se “shumë gabime” ishin bërë me Walkie Talkie që duhej të viheshin në rregull.

Në krye të ndërtesës është pjesa e vizitorëve të Sky Garden, duke ofruar bare dhe restorante, dhe katet më të mëdha në krye të strukturës shfrytëzojnë më shumë pamjet mbi Londrën.

Por forma e saj bulboze nuk është vlerësuar në mënyrë universale. Në vitin 2015 fitoi Kupën Carbuncle, një çmim vjetor për ndërtesën më të shëmtuar të vitit të paraqitur nga revista e arkitekturës “Building Design”.

Walkie Talkie është trofeu i fundit i Londrës që do të blihet nga investitorë nga Kina, Koreja e Jugut, Singapori dhe Hong Kongu, të cilët, pavarësisht nga Brexit, përfitojnë nga vlera e ulët funtave për të kapur pazaret e pronave në kryeqytet. Investitorët kinezë kanë shpenzuar 3.5 miliardë dollarë në pronësime në qytet dhe në pjesën perëndimore brenda këtij viti.

Kulla pranë “Cheesegrater”, e quajtur zyrtarisht ndërtesa Leadenhall, u shit në CC Land të Kinës për 1.15 miliardë dollarë në mars, ndërsa Pekin Capital Development Holdings, një grup shtetëror, bleu një bllok 15-katësh në buzë të qytetit për 210 milionë funte në fund të vitit të kaluar.

Lee Kum Kee bleu ndërtesën e 3 Harbour Exchange në Docklands në dhjetor për 37 milionë funte, dhe më parë këtë vit grupi u përpoq por nuk arriti të blinte Gherkin. LKK është një biznes familjar 129 vjeçar që kanë specialitet salcën “oyster”, pastë karkaleci dhe ilaçe bimore kineze, dhe kontrollohet nga miliarderi 88-vjeçar Lee Man Tat.

James Beckham, kreu i tregjeve të kapitalit në Londër, në firmën për këshilla në pronësim, Cushman & Wakefield, tha: “Kjo marrëveshje rekord e demonstron oreksin e madh të investitorëve në Londër dhe reputacionin e qytetit si vend global për të bërë biznes.

“Që nga votimi për t’u larguar nga BE, kapitali që synon Londrën nga rajoni i Azisë dhe Paqësorit është rritur në nivele rekord. Kjo është pjesërisht për shkak të luhatjeve të monedhës, por është më shumë tregues për besimin afatgjatë në Londër dhe strategjitë e investimeve të cilat nuk janë të prishura nga pasiguria politike”.

Beckham e përshkroi Londrën si “destinacioni numër një” për investitorët aziatikë që duan të investojnë jashtë vendit.

Robert Noel, drejtor ekzekutiv i Land Securities, tha se kompania e pronës kishte arritur “një çmim të jashtëzakonshëm” për ndërtesën, e cila ishte “një projekt jashtëzakonisht i suksesshëm”.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending