Arkitekturë
Ndërron jetë arkitekti i njohur Stanley Tigerman
Arkitekti i famshëm nga Çikago, Stanley Tigerman, njëherësh bashkëthemelues i grupit të arkitekturës postdoderniste, “Çikago Shtatë”, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.
Vdekja e arkitektit sipas gruas së tij Margaret McCurry erdhi pas një beteje me sëmundjen kronike obstruktive të mushkërive, transmeton Ndërtimi.info.
Arkitekti ishte njëri ndër shtatë anëtarët themelues të grupit “Çikago Shtatë”, së bashku me Larry Booth, Stuart Cohen, Ben Weese, James Ingo Freed, Tom Beeby dhe James L Nagle. I themeluar në vitin 1976, grupi postmodernist u rebelua kundër lëvizjes moderne arkitekturore të ndikuar nga arkitekti Mies van der Rohe, i cilinë atë kohë dominonte në Çikago.
E punën dhe personalitetin e veprimtarit të njohur e kanë përkujtuar edhe komuniteti i arkitektëve.
“Stanley Tigerman, një njeri me mendje, ngrohtësi, zell dhe pasion për arkitekturën dhe për Çikago, dhe mbi të gjitha për atë që kombinimi i arkitekturës dhe Çikagos mund të thotë për kohën tonë”, është shprehur kritiku i njohur Paul Goldberger.
Firma e Arkitekturës SOM, ku Tigerman kaloi një kohë të shkurtër duke punuar, gjithashtu shrehi ngushëllimet e tyre në llogarinë zyrtare në Twitter.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar me të mësuar për vdekjen e Stanley Tigerman,” u shpreh studio ndër të tjera.
Tigerman studioi arkitekturë në një sërë shkollash, duke përfshirë Institutin e Teknologjisë në Massachusetts(1948-49) në Kembrixh, ku u largua pas një viti. Megjithatë, ai ishte në gjendje të gjendte një vend pune për arkitektin Xhorxh Fred Keck, një mik i dekanit të MIT. Pas një viti, ai u largua për të filluar praktikën e tij, e cila dështoi duke e detyruar të bashkohet me Marinën e SHBA. Pas kësaj ai u kthye në Çikago dhe punoi për dy vite për A.J. Del Bianco duke bërë arkitekturë për periferitë; pastaj me Milton Schëartz dhe më pas si projektues i vogël për Skidmore Owings & Merrill. Ai u diplomua në Shkollën e Arkitekturës Yale në vitin 1961. Që nga viti 1964 ai ka qenë Drejtor i Stanley Tigerman dhe Associates Ltd. (tani Tigerman McCurry Architects), në Çikago. Ai gjithashtu ka dhënë mësim në disa universitete në Shtetet e Bashkuara. Një koleksion i letrave të tij mbahet nga Bibliotekat Ryerson & Burnham në Institutin e Artit të Çikagos.
Tigerman shpejt zhvilloi një reputacion ku përfshinte si pjesë të dizajnit të ndërtesave të tij referenca ironike për klientët; këto ndërtesa u kategorizuan shpesh si postmoderne për shkak të mbështetjes së tyre në referencat historike dhe shenjat dhe simbolet. Ndërtesat e tij nga kjo periudhë shkojnë nga garazhi në East Lake Street (1984-86) në Çikago, i cili i ngjan radiatorit të një automjeti Rolls-Royce, në një kompleks apartamentesh (1984-88) në zonën e Tegeler Hafen në Berlin, e cila bazohet në traditat e një vile suburbane të Berlinit, por thyen traditën në përdorimin e ngjyrave të ndezura (që përfaqësojnë ngjyrat e flamurit gjerman). Ndërtesat e mëvonshme të Tigermanit, të tilla si Poëerhouse (ose “Muzeumi i Energjisë”) për Commonëealth Edison (1987-90, tani shkatërruar) në Sion, Illinois, megjithëse folklorike në pamjen e përgjithshme, janë bazilike në plan dhe pasqyrojnë interesin e tij të përjetshëm në arkitekturën fetare.
Ai gjithashtu ndërtoi Muzeun e Holokaustit të Illinois dhe Qendrën e Arsimit (përfunduar 2009) në Skokie, Illinois me hapësirat arkitektonike që përfaqësojnë një udhëtim nëpër errësirë dhe në fund ngjiten në dritë (arkitektonike dhe shpirtërore) të Kujtesës dhe Sallës se Reflektimit.