Connect with us

Aktuale

Ndërmarrjet publike, me borxhe dhe mbipunësime

Published

on

Kompanitë në pronësi shtetërore në Maqedoni, vitin e kaluar kanë treguar humbje prej afër 36 milionë euro si dhe kanë dyfishuar numrin e të punësuarve në dhjetë vitet e fundit, shkruan gazeta KOHA.

Në 129 ndërmarrje publike në tërë Maqedoninë, janë të punësuar 17.872 persona, tregon Regjistri i të punësuarve në sektorin publik. Kjo paraqet një dyfishim të të punësuarve në këto kompani, në raport me dhjetë vite më parë. Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, në vitin 2007, në ndërmarrjet publike kanë qenë të punësuar 8299 persona, që do të thotë dyfishim i tyre në periudhën 2007-2017. Gjithashtu, çdo e katërta kompani ka punuar me humbje në vitin e kaluar. Sipas analizave të Qendrës për komunikime qytetare, 31 prej 120 kompanive shtetërore tregojnë bilanc negativ të punës, me humbje totale prej 35.4 milionë euro.

Sipas ekspertëve ekonomik, rritja kaq e madhe e numrit të të punësuarve në ndërmarrjet publike, nuk ka ndjekur edhe rritjen e cilësisë së shërbimeve, ndërsa shtojnë se një nga zgjidhjet që mund të shqyrtohet është edhe orientimi në ato veprimtari ku ka mundësi ndaj koncesioneve dhe partneritetit privat- publik i mjaft kompanive shtetërore.

“Pushteti në gati 30 vitet e fundit në tërë Maqedoninë shpesh ka punësuar kuadro partiak nëpër ndërmarrjet publike që shërbejnë shpesh edhe për zgjidhjen e çështjeve sociale nëpër komuna të ndryshme, përkundër kualifikimeve dhe përgatitjes profesionale shpesh diskutabile të të punësuarve. Gjithashtu, kemi edhe raste të punës së tyre jo me nikoqirllëk të menaxhuesve të këtyre kompanive dhe vlerësoj se borxhi prej afër 36 milionë euro, është bile edhe më i madh për shkak të mjaft borxheve që nuk janë faturuar“, thotë profesori universitar Sami Bislimi.

Sipas tij, edhe kompanitë e tilla nevojitet të orientohen në parimin e ekonomisë së tregut që të punojnë me sukses, pa humbje dhe të udhëhequra nga menaxhment profesionist.

“Në radhë të parë, këto ndërmarrje për t’u reformuar nevojitet të rrisin llogaridhënien për të hollat e harxhuara, borxhet, punësimet e kështu me radhë. Së dyti, ia vlen të mendohet për privatizimin e të gjithë ndërmarrjeve publike me përjashtim të atyre që ofrojnë shërbime publike që duhet të jenë të disponueshme për të gjithë. Pra, nevojitet të privatizohen shërbime të tilla si parkingjet, transporti publik, menaxhimi me mbeturinat, por jo edhe ekonomizimi me ujërat, pyjet etj”, thekson Bislimi.

Në ndërkohë, edhe përvojat e shteteve të rajonit nuk janë të treguar të suksesshme në menaxhimin me kompanitë publike. Në Kroaci, ndërmarrjet publike në pronësi të shtetit para tre vitesh kanë treguar humbje prej afër 100 milionë euro si rrjedhojë e tepricës së të punësuarve, harxhimeve të panevojshme, blerjes së paqes sociale, si dhe humbjeve që akoma i financojnë obliguesit tatimor kroatë, përmes çmimeve më të larta të shërbimeve apo përmes subvencioneve shtetërore, tregon analiza e Shoqatës së obliguesve tatimor “Lipa”.

Ekonomistët thonë se jo çdo herë për kompanitë shtetërore vlen rregulli si për kompanitë e tjera në sektorin privat, se rezultatet financiare të një kompanie janë treguesi kryesore për suksesin e tyre, për shkak se shpesh, për reformat e nevojshme, në punën e tyre mungon vullneti politik nga lartë. Gjithashtu ato shpesh ballafaqohen me mungesë investimesh, pajisje të vjetruar, borxhe të akumuluara ndër vite, kryerjen e punëve me interes publik, për shkak të së cilave shpesh tregojnë humbje apo edhe mbi-punësim, ku shpesh për numrin e tepërt të punëtorëve dhe lëshimin e tyre eventual nga puna, më shumë rëndësi ka momenti social dhe politik se sa ai ekonomik. Vlerësohet se një nga zgjidhjet e mundshme është edhe ajo që praktikohet në shtetet perëndimore të orientimit ndaj metodave të ekonomisë së tregut, edhe pse bëhet fjalë për kompani publike përmes vlerësimit të rezultateve të arritura, përmes analizës së bilanceve të ndërmarrjeve publike, duke ndjekur sistemin e pagave dhe shpërblimeve, numrin e të punësuarve dhe faktin se sa çdo i punësuar është adekuat për atë vend pune.

Në ndërkohë, në përgatitje e sipër është edhe Ligji i ri për ndërmarrjet publike, të cilat do të kenë obligim ligjor në të ardhmen që në uebfaqet e tyre të publikojnë raportet e miratuara tremujore financiare, që përmbajnë treguesit për punën financiare, llogaritë vjetore dhe raportin për punën e ndërmarrjes publike në periudhën përkatëse.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending