Connect with us

Aktuale

Ndërkombëtaret që morën BOREA-n e Pejës vonohen me procese, ja arsyeja

Published

on

Edhe për gjashtë muaj është shtyrë nisja e ndërtimit të projektit “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, projekt ky që kap vlerën prej 54 milionë eurove, shkruan Ndërtimi.info.

Shkëndije Ahmeti

Kërkesa për shtyrjen e nisjes së këtij projekti erdhi nga dy kompanitë në konserciumi italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA” fitues të tenderit për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike, ani pse ky konsercium ka qenë i obliguar që deri në datën 3 mars të prezantojë para Komunës së Pejës tri projekte të ndërtimit të kësaj qendre turistike.

E kërkesa për shtyrjen e afatit e nisjes së projektit, sipas tyre ka qenë situata politike që po mbizotëron muajt e fundit në Kosovë, kështu ka treguar për Ndërtimi.info, shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Pejës, Durim Shermeti.

Sheremeti i tha Ndërtimi.info se konserciumi ka kërkuar shtyrje të afatit për katër muaj, por që komuna ka dhënë afat për gjashtë muaj, në mënyrë që konserciumi të mos ketë më mundësi të kërkoj shtyrje tjetër të afatit.

“Kompanitë konsercium ia kanë drejtuar Komunës së Pejës një kërkesë që ta shtyjmë afatin për shkak të gjendjes politike e cila ka mbizotërua këto muajt e fundit në Republikën e Kosovës dhe e kanë shty këtë afat përshkak që presidenti i konserciumit bashkë me investitorët kryesor kanë pas me ardh por përshkak të tyre është shtyrë vizita e dhe kanë kërkuar me shty afatin për katër muaj. Ndërsa Komuna e Pejës e ka shfrytëzuar drejtën e tyre dhe e kemi shtyrë afatin konform afatit që kemi pasur. Për katër muaj është kërkesa, ndërsa në kontratën që kemi pas ne e kemi gjashtë muaj, ne e kemi shty gjashtë muaj që mos mi lënë mundësi konserciumit që me na bërë kërkesa tjera për shtyrje kështu që kemi realizuar gjashtë muajshin komplet”, tregoi Sheremeti.

Pas kësaj shtyrje siç tregon Sheremeti nuk ekziston një mundësi tjetër që lejon shtyrje të afatit. Megjithatë ai po thotë se edhe përkundër kërkesës për shtyrje e rëndësishmja e gjithë kësaj është se aktiviteti i konserciumit nuk është ndalë dhe se ata po vazhdojnë me matjen dhe dizajnimin e hoteleve atje.

“Nuk ka mundësi konserciumi të kërkoj më shtyrje të afatit për shkak kontratës të cilën e kemi specifikuar. Është një gjë që duhet me pas parasysh që konserciumi nuk e ka ndal aktivitetin e tyre ata edhe sot edhe gjatë gjithë javës së kaluar kanë punuar në matjen dhe dizajnimin e hoteleve, pra në pikënisje gjithashtu edhe në trase”, tha ai.

Gjithë komunikimi mes komunës dhe konserciumit ka qenë nëpërmjet e-maileve. Për kërkesën e konserciumit komuna ka njoftuar edhe departamentin e partneritetit publiko-privat.

“Me tregu drejt ne kontakt kemi pas vetëm kontakt zyrtar që kanë bërë kërkesë në zyrën e prokurimit me të cilën mandej kemi  njoftuar edhe departamentin e  partneritet publiko-privat e kemi njoftuar edhe për shtyrjen e këtij afati për ato arsyeje. Në kërkesën e tyre janë të specifikuar arsyet për çka kanë kërkuar shtyrjen e afatit”, shpjegoi Sheremeti.

Në rast të dorëzimit të planeve për dukjen e “Borea”-s dhe pasi të zgjidhej njëra prej tyre në radhë do të ishin procedurat e nxjerrjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për nisjen e realizimit të projektit në terren. Në momentin që do të kryhej edhe kjo procedurë e nxjerrjeve të dokumentacioneve, do të fillonte implementimi I projektit i cili do të duhej të përfundonte brenda 18 deri në 24 muaj, sipas dinamikës që ka prezantuar konserciumi.

Konserciumi fitues do të menaxhoj për 40 vjet këtë qendër turistike  e cila do të ndërtohet ën një sipërfaqe prej 2 mijë e 20 hektarë tokë.

Ky konsercium do ta ndërtoj teleferikun me 68 kabina, i cili do të jetë i gjatë diku 4200 metra, dhe është teleferiku i dyte më i madh në Evropë

Ndryshe, me aprovimin nga Komiteti për Partneritet Publiko-Privat i Qeverisë së Kosovës të kontratës së nënshkruar në mes Komunës së Pejës dhe konserciumit intaliano-zviceran “Leitner AG SPA&Filav SA”, në muajin gusht të vitit të kaluar (2017) kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore për partneritet publiko-privat.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending