Aktuale
Ndërhyrëset në “Klubin djemve”: Gratë ridefinojnë arkitekturën

Pavarësisht përpjekjeve, portretizimi i grave në arkitekturë akoma mbetet i pa vënë re. Megjithë impaktin e Despina Stratigakos, të Zaha Hadidit, e shumë grave të tjera që bënë revolucion në artkitekturë, mungesa e tyre në këtë fushë vazhdon të jetë e dukshme.
Në një artikull të publikuar kohëve të fundit në New York Times, shkrimtarja Allison Arieff paraqet pyetjen e famshme që komuniteti arkitektonik vazhdon ta bëjë: “Ku janë gratë arkitekte?” Edhe pse nuk është më një çështje e raporteve të pabarabarta gjinore në shkollimin arkitektonik, por prap numri i grave si drejtuese të firmave të mëdha vazhdon të mbetet i vogël. Sipas postulatës së saj, që ndoshta është më e rëndësishme se statistikat është se problemi i vërtetë qëndron në përkufizimin e suksesit, transmeton Ndërtimi.info.
Papërmbajtshëmia në shkollat e arkitekturës, për historitë dhe mësimet e arkitekturës se meshkujt e bardhë dominojnë në këtë fushë, i lë pak hapësirë femrave të suksesshme të shpërfaqen në syllabuse mësime, për të treguar se edhe ato dinë të kryesojnë bordin. Në këtë profesion gjithnjë e më shumë, një histori e vetme mbetet e pamjaftueshme.
Arieff diskuton për llojet e suksesit të tri grave, të cilat punën e tyre e kanë praktikuar në forma të ndryshme dhe pa asnjë përkufizim të përdorur më parë.
E para, arkitektja e trajnuar në Shkollën e Lartë të Dizajnit, në Harvard, Liz Ogbu, e cila preferon të vet quhet si “inovatore sociale” e cila projekton shtëpi për banorët, me të ardhura të ulta në Gana.
“Në shumë mënyra, arkitektura njihet si profesion i mishërimit të meshkujve të bardhë. Madje, edhe objektet bëhen të famshme për bukurinë e tyre më shumë se sa për cilësinë e jetës që e ofrojnë. Unë jam e zezë dhe jam femër; ekzistenca ime është pikërisht e kundërta e këtij sistemi. Kështu që ndoshta nuk është një rastësi që siç e kam krijuar rrugën time në këtë fushë, jam angazhuar edhe në fushën e dizajnit, për të vene në pah tregimet të cilat shpesh lihen pas dore”.
Për promovimin e barazisë së vërtetë, Arieff citon themeluesen e studios arkitekturore Gang, Jeanne Gang e cila thotë: “Ndryshe nga masat e tjera të vlerës, paga është një numër, është e prekshme dhe objektive.”
Ndërsa dekjanja e Shkollës së Arkitekturës në Columbia “GSAPP”, Amale Andraos e cila u shpreh se ridefinimi i arkitekturës është në dispozicion, mjafton që të bëhet.
“Ka aq shumë në dispozicion për t’u ridefinuar, mjafton që të bëhet. Përcaktimi i suksesit është i gatshëm duhet vetëm që suksesi të rrëmbehet”./Ndërtimi.info/
