Ndërtim
Fillon ndërtimi i shkollës së re në Rubovc

Në fshatin Rubovc të Komunës së Lipjanit, sot para një numri të madh të qytetarëve, arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë, Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e shkollës “Drita” në Rubovc, Ekrem Murati kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e objektit të ri shkollor në këtë vendbanim.
Në këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Rubovc për fillimin e punimeve në obejtkin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar që lëmin e arsimit ta ketë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës.
“Është ditë e veçantë, ditë gëzimi për të gjithë banorët e Rubovcit, por edhe për ne, që po vendosim gurëthemelin e këtij objekti kaq të nevojshëm dhe për të cilin kanë pritur gjatë banorët e këtij fshati”, tha kryetari Ahmeti.
I pari i Lipjanit ka theksuar se përveq ndërtimit të objektit shkollor, do të mbetet obligim i yni i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet që të arrijmë një cilësi më të mirë në mësimnxënie për gjeneratat që do vijnë jo vetëm në Rubovc por në të gjithë teritorin e Komunës së Lipjanit.
Ky projekt është investim i Komunës së Lipjanit dhe realizimi tij do t’i kushtoj 138,895.76 euro.

-
Infrastrukturë21 hours ago
Në Aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime, rreth 1.5 milionë euro humbje ne 2022
-
Infrastrukturë3 days ago
1.7 miliardë euro për të mbështetur ndërtimin e rreth 120 termocentraleve fotovoltaike në Evropë
-
Infrastrukturë3 days ago
Zona urbane në Prishtinë pastrohet me fshesa elektrike
-
Infrastrukturë2 days ago
27 stadiume të reja, Kosova synon t’i ndërtojë për Lojërat Mesdhetare 2030
-
Dizajn3 days ago
Cili shtet ka restorante me të mira në botë?
-
Infrastrukturë22 hours ago
Komuna e Prishtinës për një muaj ua shkëput kontratat 4 kompanive
-
Aktuale3 days ago
Asociacioni i Komunave në pritje të diskutimit publik për Draft ligjin e Prokurimit
-
Arkitekturë3 days ago
Si të kuptojmë parimet themelore të hapësirës publike dhe dizajnit gjithëpërfshirës?