Arkitekturë
Muzika, moda dhe planifikimi i qytetit: Si po e ndryshojnë klubet e natës botën

Përveçse një mundësi për t’u argëtuar e për t’u çlodhur, klubet e natës po krijojnë një impakt të madh në jetën shoqërore, ndërkohë që edhe evoluimi i tyre ndër vite ka ndryshuar e i është përshtatur kohës.
Brenda klubeve po tentohet të krijohen hapësira sa më inovative e bashkëkohore, për të siguruar një enterier sa më komod për njerëzit.
E artikulli i Anna Codera Rados për “The Guardian” ndër të tjera tregon se si po ndikojnë klubet e natës në planifikimin e qytetit.
Më poshtë mund ta gjeni artikullin e Anna Codera Rados-it:
Jeta e natës në heshtje inkubon idetë që pastaj lulëzojnë dhe bëhen të famshme për masën. Por, me lëvizjen e markave, inovacioni klub-kulturor është nën kërcënim.
Në imagjinatën popullore, klubet e natës janë bodrume brenda me djersë duke siguruar muzikë për të dehurit në errësirë; janë një botë aliene pa asnjë lidhje me gjërat më të shëndetshme që ndodhin gjatë ditës. Por realiteti është se kushdo me një llogari të Instagram, me një abonim në revista të modës apo me një interes në aktivizm shoqëror ndikon në kulturën e klubit. Klubet kanë qenë një terren edukativ për eksperimentimin kulturor për një kohë shumë të gjatë.
Më pak e parashikueshme është se vetë arkitektura e klubeve ka dëshmuar se ka ndikim.
“Vitet e ’60-ta dhe ’70-ta ishin më interesante, sepse aty klubi i natës po përkufizohej si një tipologji në vete”, thotë Jochen Eisenbrand, kryeredaktor i ekspozitës së vitit të kaluar të “Night Fever” në Muzeun e Vitra Design në Gjermani.
Klubet, janë pararendës të hapësirave që krijojnë një përvojë të përkohshme.Të shkuarit në klube ka qenë gjithmonë rreth krijimit të një bote paralele për natën, e paraqitja më tipike e një objekti të tillë përfytyrohet me shkallë për të zbritur në një bodrum të çrregulluar të dritave dhe tingujve të lartë.
Në klube të hershme amerikane si New York’s Electric Circus, Space Electronic në Firence dhe Discotheque Piper në Torino – arkitektët eksperimentonin me hapësirat fleksibile se si mund të ndryshoheshin në varësi të asaj që po ndodhte brenda në to.
E një eksperimentim i tillë po ndodh edhe në vende tjera, si në Amsterdami, megjithëse në vitin 2016, u futën në proces gjyqsor shumë objekte 24-orëshe me shumë përdorim.
Një nga këto hapësira ishte “De School”, një kolegj i vjetër që u riprojektua për të qenë një kafene, restorant, hapësirë koncerti, galeri arti dhe klub nate. “Qëllimi i projektit ishte krijimi i një vendi ku grupe të ndryshme njerëzish ndjehen të mirëpritur”, thotë Luc Mastenbroek, programues i klubit të natës De School.
Vendi, eksperimenton me mënyrën se si përdoret vendndodhja e saj brutaliste.
Është pak e mërzitshme që të ketë hapësira të veçanta për praktika të ndryshme kulturore dhe artistike. Më interesante është kur hapësira përzihet”, potencoi Mastenbroek.
Kapitalizimi në jetën e natës si një nxitës i rritjes ekonomike shkon në kundërshtim me etikën e klubit si një vend për t’i shpëtuar normave të përditshme./Ndërtimi.info/
