Connect with us

Aktuale

Muri që ndau botën në 30 vite

Published

on

Përshkrimi: muri i sigurisë, materiali: beton arme, perimetri: 155 km, lartësia: 3.60m, vendi: Berlini lindor i Republikës Federale Demokratike të Gjermanisë, inagurimi: 13 gusht të 1961, domethënia: simboli më i madh i Luftës së Ftohtë mes SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik.

Kjo skedë është një enciklopedi historie për studenët dhe do të jetë e vetmja që mbetet pas 28 vitesh të atij burgu të madh në qiell të hapur në sektorin e Berlinit Lindor, pas Luftës së Dytë Botërore dhe pasojë e triunfit të aleatëve mbi Rajhun e Tretë. Berliner Mauer, emri i tij në gjermanisht i ngritur me shpejtësi supersonike dhe e pagëzuar nga Perëndimi si “muri i turpit” kishte një qëllim të vetëm, atë të pengimit të arratisjes masive të banorëve të zonës komuniste drejt lirisë. Për qarqet sovjetike kishte arsye komike: “Për të mbrojtur popullatën tonë nga elemente fashiste që konspirojnë kundër vullnetit popullor për të ndërtuar një shtet socialist në Gjermaninë Lindore”.

Vetëm disa filma bazuar mbi histori reale ose edhe trillime kanë si protagonist Murin e Berlinit dhe sjellin tmerrin gjatë ditës dhe natës të asaj barrikade. I fundit është filmi “Bridge of Spies” i Stiven Spilbergut me Tom Hanks dhe Mark Rylance si protagonistë. Rrëfen një histori të vërtetë, kur në vitin 1957 qeveria amerikane arreston Rudolf Abel, një resident rus në Bruklin dhe e akuzon për spiunazh në favor të Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1960 arrestohet piloti amerikan Gary Powers për spiunazh fotografish dhe një student i dyshuar për trafikim të informacioneve të rezervuara.

Departamenti i shtetit thërret James Donovanin, avokat i sigurimit dhe me famë negociatori që udhëton drejt Berlinit dhe shkëmben Abelin me pilotin dhe studentin. Në film Silbergu ndërton metër pas metri tmerrin e Murit. Kullat me ushtarë të armatosur dhe me urdhra për të qëlluar mbi këdo që përpiqet të largohet, me prozhektorët e mëdhenj, qentë e tmerrshëm, pastorët gjermanë të trajnuar për të sulmuar këdo. Një botë e kërcënuar mbi faqet e të cilit vdiqën më shumë se 200 njerëz që u përpoqën ta kapërcenin.

Megjithatë goditjet e para ky Muri i mori brenda Kremlinit. Me vdekjen e Jozef Stalinit, bisha e zezë e komunizmit, të cilit i faturohen 10 milionë të vdekur në kampe pune dhe burgje, lindën dy lëvizje që u përoqën t’i japin një kthesë historisë nga më të shëmtuarat e diktaturës, të nisura në tetor të vitit 1917: 10 ditë që tronditën botën, por që kurrë nuk ish një diktaturë e proletariatit për të cilën fliste Lenini, por një regjim i hekurt që ndaloi çdo lloj forme lirie politike, sociale dhe kulturore. Këto lëvizje ishin “Glasnost “

(transparencë) dhe “Perestroika” (ristrukturim) të ideuara nga Mihail Gorbaçov dhe të vazhduara nga Boris Yeltsin. Objektivi ishte futja e bllokut sovjetik në një botë të lirë, duke dekretuar lirinë e shtypit dhe me disa hapa drejt tregut të lirë.

Këto ndryshime të nisura në 1985 dhe me shtrirje deri në vitin 1999 e bënë të padobishëm ekzistencën e Murit të Berlinit, për më tepër ai e kishte përmbushur funksionin e tij. Para vitit 1961, viti i ndërtimit dhe që nga 1949 më shumë se tre milionë banorë gjermanë ishin arratisur nga Republika Demokratike gjermane drejt zonave perëndimore të të njëjtit qytet. Për këtë arsye u ngrit natën e 12 dhe 13 gushtit pa paralajmërim, nga mijëra punëtorë dhe u cilësua si mbrojtje kundër imigrimit, infiltrimit, spiunazhit, sabotazhit, kontrabandës, shitjeve dhe dhunimeve të perëndimorëve.

Me kalimin e viteve filloi edhe shkatërrimi i kësaj pengese: avancimi i Moskës drejt formave sociale dhe ekonomike të ndërmarra, diktatura mbytëse staliniste, arratisjet e vazhdueshme pavarësisht rrezikut për jetën (në shtator të 1989 13 mijë gjermanë lindorë shpuan murin afër Hungarisë), manifestimet masive të protestave kundër qeverisë së Gjermanisë Lindore, të gjitha këto parashikuan fundin e Murit…para se të merrte të tatëpjetën. Gjithçka filloi në datën 6 nëntor të vitit 1989, kur një anëtar i Byrosë Politike, Günther Schabowski, në një konferencë për shtyp në televizionin e Gjermanisë Lindore njoftoi se lejoheshin udhëtimet jashtë dhe për këtë duheshin dhënë fillimisht viza.

Papritmas mijëra njerëz u grumbulluan përpara blloqeve gri. Ushtarët nuk guxonin të hapnin zjarr dhe presioni i madh i detyroi të hapnin pikat e kalimit. Në koferencën për shtyp gazetari i agjensisë italiane Ansa, Riccardo Ehrman e pyeti Schabowski-n se kur do të hynte në fuqi ligji për udhëtimet dhe Schabowski pa e parë fletën e dytë të dokumentit sipas të cilit ligji hynte në fuqi vetëm të nesërmen, u përgjigj: – Ab sofort (menjëherë).

Shpërthimi i një vullkani dhe llava e tij do të kishin më pak efekte se vetëm ato dy fjalë të shqiptuara nga Schabowski. Radiot dhe kanalet televizive nga të dy anët e Berlinit bërtisnin: “Muri u hap!” Mijëra të tjerë berlinezë lindorë marshuan drejt pikave të kontrollit dhe kërkonin hapjen e tyre për të shkuar në zonën perëndimore. Trupat ushtarake dhe funksionarët nuk ishin në dijeni të episodit të koferencës për shtyp dhe nuk vepruan. Mes orës 11 të natës dhe mëngjesit të së nesërmes orteku njerëzor ishte i pandalshëm. Nga ana tjetër edhe Gjermania tjetër priste me ankth.

Pronarët e lokaleve ofronin birra falas. Duar të njohura dhe të panjohura takoheshin me njëra-tjetrën. Ajri i lirisë po përhapej pa barriera. Deputetët e Bonit kënduan me zë himnin gjerman. Në datën e 9 nëntorit të 1989-ës, kishin kaluar 28 orë, kur mijëra punëtorë së bashku me ushtarë të panumërt ushtruan një akt drejtësie me lopata, kazma dhe çekicë kundër këtij masivi gri, ndërsa turma këndonte. Violençelisti i njohur, Mstislav Rostrópovich që jetonte në ekzil në Berlinin Perëndimor u jepte zemër prishësve të murit.

Artisti gjerman Bodo Sperling arriti të shpëtonte disa blloqe për të filluar kështu galerinë e artit urban në vende të hapura dhe nga ai lindi “East Side Gallery” përgjatë lumit Spree, të tjerë pikturuan muralet në homazh të kësaj vepre.
Me rënien e Murit nuk ranë vetëm blloqet, por edhe 70 kilometra tela dhe gjemba, 160 rrugë të ndriçuara, 150 tabela, 200 kulla ruajtëse dhe 30 pika kontrolli. Nuk ra vetëm një simbol i diktaturës komuniste, por i të gjitha diktaturave, një mësim i së shkuarës dhe së ardhmes: liria hapet përjetësisht. Po përveç thirrjeve për fitore kalimi i lindorëve në botën perëndimore nuk ishte i lehtë.
Prapambetja e teknologjisë e asaj popullsie kërkonte kurse formimi, ndihmë sociale, krijim të vendstrehimeve, kujdes mjekësor dhe të gjitha derivatet e një regjimi që nga 1961 deri në 1989. Ky Mur dogji dy gjenerata dhe i la në injorancë, frikë dhe dyshim: tre forma klasike këto për të ushtruar pushtetin absolut. Kostoja e kësaj ngjarjeje historike është e pallogaritshme për Gjermaninë. Nga ana tjetër qëndron si kundërpeshë ndaj krimeve më të mëdha të historisë njerëzore, ajo e Hitlerit dhe e Rajhut të Tretë. /Bota.al

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending