Connect with us

Trashëgimia

Mullinjtë e lashtë të erës që u ndërtuan mbi 1000 vjet më parë

Published

on

Kur mendoni për mullinjtë e erës, Holanda mund të jetë i pari vend që ju vjen ndër mend. Por disa nga mullinjtë me erë më të vjetër në botë janë në Nashtifan, Iran.

Dhjetëra qëndrojnë në majë të një muri në qytetin ku gjatë vitit fryn shpesh erë jo shumë larg kufirit të Afganistanit.

Nga një distancë, ato duken si kuti prej druri por në të vërtetë janë mullinj të mirëfilltë ere por që kanë një karakteristikë të veçantë, ato janë mulli me erë në formë vertikale të ndërtuara mbi 1.000 vjet më parë nga druri, kashta dhe argjila.

Për shekuj, ata ishin përgatitur për të luajtur miellin. Në 2002, mullinjtë e erës të Nashtifan u shpallën vend i trashëgimisë kombëtare.

 

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending