Connect with us

Aktuale

Muhaxheri i quan tendencioze të gjeturat e Auditorit për Pejën

Published

on

Komuna e Pejës gjatë vitit 2018 nuk ka bërë menaxhim adekuat të pronave komunale të dhëna me qira. Sipas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Komuna e Pejës ka dhënë me qira prona pa ndjekur procedurat. Por, i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri po kundërshton raportin e Auditori, raporton Ndërtimi.info.

Sipas ZKA-së, 70 prona komunale ishin dhënë me qira pa ankand nga Komuna e Pejës.

“Komuna nuk kishte një data bazë të saktë dhe të plotë të pronave të dhëna me qira. Na janë ofruar lista të ndryshme ku njëra kishte 42 prona me qira, kurse tjetra kishte 29 prona me qira. Këto prona ishin dhënë pa ankand me përjashtim të një prone që në vitin 2018 ishte dhënë me ankand. Në tri raste nuk kishte informata në lidhje me kohën e dhënies me qira dhe afatin e skadimit të kontratave”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Kjo zyrë thekson se mungesa e kontrollit përfshirë një data bazë të pronave të dhëna me qira dhe operimi pa kontrata privon komunën nga e drejta për arkëtimin e të hyrave dhe ndjekjen e proceduarave gjyqësore në raste të mos arkëtimit të borxhit me kohë.

Auditori rekomandon kryetarin e Pejës, Gazemnd Muhaxherin të analizojë arsyet për menaxhimin jo të duhur të pronës komunale dhe të siguroj se dhënia në shfrytëzim e pronës së paluajtshme komunale të bëhet vetëm atëherë kur janë plotësuar kërkesat ligjore konform rregullave.

Muhaxheri, në një përgjigje për Ndërtimi.info, ka kundërshtuar të gjeturat e ZKA-së, derisa i ka quajtur tendencioze.

“Nuk qëndrojnë të dhënat e Zyrës Kombëtare të Auditimit, pasi që çdo ecuri për dhënien e pronës në shfrytëzim Afatgjatë dhe Afatshkurtër është bërë në përputhje me Ligjin dhe Udhëzimin Administrativ në fuqi, me ç‘rast informojmë opinionin e gjerë se janë dhënë në shfrytëzim gjithsej 11 (njëmbëdhjetë) prona komunale. Me përgjegjësi të plotë konstatojmë se të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit nuk janë në përputhje me realitetit dhe faktet në terren. Për më tepër, të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit i konsiderojmë se janë të natyrës tendencioze dhe jo-profesionale dhe si të tilla vetëm sa i japin një imazh aspak të dëshiruar institucionit të lartpërmendur”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka treguar se sa objekte dhe kisoqe të trashëguar i ka në menaxhim Komuna e Pejës dhe se a për çfarë periudhe kohore janë dhënë në shfrytëzim.

Sa i përket objekteve të përkohshme me të cilat ne i kemi trashëguar (objekte të ndara para luftës) e që e bëjnë pagesën për shfrytëzimin e pronës publike, janë gjithsej 42 objekte të përkohshme të cilat menaxhohen nga komuna e Pejës, të cilat objekte nuk kanë datë të caktuar se kur përfundon afati i shfrytëzimit pasi që këto objekte mund të qëndrojnë (shfrytëzohen) gjerë në momentin kur K.K Pejë vendos të bëjë largimin e tyre me qellim të realizimit të Planit Rregullues komunal si dhe 70 kiosqe të cilat menaxhohen po ashtu nga Komuna dhe të njëjtat nuk kanë afat të caktuar kohor, por kontrata e shfrytëzimit vazhdohet çdo vit”, ka bërë të ditur Muhaxheri.

I pari i Pejës ka theksuar se Drejtoria për Çështje Pronësoro-Juridike ka filluar menaxhimin e kiosqeve dhe objekteve të përkohshme nga viti 2015 dhe se po ashtu posedon data bazën për objektet të cilat menaxhohen nga Komuna e Pejës.

“Sikur të mos ekzistonte një menaxhim i mirë dhe profesional, Drejtoria për Çështje Pronësore Juridike, nuk kishte qenë në gjendje të realizoj të hyra vjetore për vitin 2018, po nga këto prona dhe pronat tjera komunale shumën prej 192.000.00 euro”, ka shtuar Muhaxheri.

Përveç objekteve dhe kiosqeve që janë dhënë në shfrytëzim, sipas Muhaxherit, Komuna e Pejës ka dhënë edhe hapësira të caktuara për projekte të ndryshme, si projekti për riciklimin/rikuperimin e materialeve të klasifikuara (kjo kontratë është prishur pasi që kontraktori nuk e ka përmbush kontratën); Ndërtimi i Qendrës për përkujdesjen e të moshuarve me të gjitha kushtet bashkëkohore; Projekti për zhvillimin e bletarisë edhe kjo kontratë është prishur pasi që kontraktori nuk e ka përmbush kontratën; Projekti për zhvillimin e aktivitetit kinematografik; Projekti për parkingun të veturave; Projekti për përpunimin e drurit si dhe 5 projekte të tjera për përpunimin e drurit, por që këto të fundit nuk kanë  përfunduar për arsye të konteksteve juridike. /Ndërtimi.info/

 

 

 

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending